Atomisti nga Shqipëria pranohet në universitetin më të mirë në botë
21/05/2019 Shpërndaje

Atomisti nga Shqipëria pranohet në universitetin më të mirë në botë

Atomisti Leart Ajvazaj do të studiojë matematikë në një prej universiteteve më të mira në botë. Ai është pranuar në Yale University në SHBA, thuhet në një njoftim të publikuar nga Instituti Atomi në Kosovë. Sigurisht që falë potencialit të tij të jashtëzakonshëm intelektuat, i riu e ka arritur këtë sukses që do t’i hapë dyer të reja në të ardhmen.

“Ky sukses i jashtëzakonshëm i Leartit, para së gjithash është rezultat i potencialit të tij intelektual, i talentit të tij për matematikë dhe i punës së tij të palodhshme.

Veç këtyre, ky sukses i Leartit do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme profesionale”, thuhet në njoftim.

{Me këtë rast, një falënderim të veçantë e meritojnë Bleron Baraliu dhe Valmir B. Krasniqi nga Instituti ATOMI, të cilën e kanë ndihmuar Leartin gjatë procesit dhe procedurave të aplikimit në Yale University, si dhe i kanë ofruar atij referenca profesionale dhe kredibile për pranim në Yale University!{

{Instituti ATOMI i uron Leartit studime të suksesshme në Yale University dhe karrierë profesionale të shkëlqyeshme në të ardhmen!”, thuhet në njoftim.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.