Atletja kampione që la karrierën pas operacionit, rikthehet më e fortë se kurrë duke thyer rekorde
03/10/2018 Shpërndaje

Atletja kampione që la karrierën pas operacionit, rikthehet më e fortë se kurrë duke thyer rekorde

Rikenette Steenkamp, ​​një atlete nga Afrika e Jugut, ishte drejt rrugës për t’u bërë një nga atletet më të arritura të kohës së saj, kur pesoi zhgënjimin më të madh në jetë.

Steenkamp mori vendimin për t’u bërë atlete kur ishte vetëm 6 vjeçe. Deri në moshën 22 vjeçare, ishte bërë e njohur ndërkombëtarisht në pista dhe fusha dhe nuk kishte asnjë dyshim se zgjedhja që kishte bërë po e çonte drejt madhështisë në karrierë. Ajo e imagjinonte veten duke vrapuar përgjithmonë, por më pas në vitin 2016, kur mjekët zbuluan një kockë shtesë në kyçin e këmbës, dukej se jeta e saj si kampione kishte mbaruar.

Periudha e vështirë që kapërceu, dhimbja e madhe që ndjeu në kyçin e këmbës, e çuan drejt një operacioni për të hequr kockën. Operacioni si pasojë solli dy vite që ishin aq të dhimbshme sa që atletja u përball me depresionin.

Megjithë këto pengesa, Steenkamp ishte e vendosur të vraponte sërish madje edhe nëse do i duhej të mësonte të ecte nga fillimi. “Ti do të rikthehesh. Ti do të vazhdosh të ecësh përsëri”, tha Steenkamp vazhdimisht. “Sfidat nuk të pengojnë. Ato të përgatisin”.

Pas një procesi rraskapitës, ajo u kthye në sport në 2017-dhe ishte më mirë se kurrë. Edhe pse të gjithë konkurrentet e saj ishin duke u trajnuar kur ajo po merrte veten, kjo s’e ndaloi që të bëhej kampionja që e dinte se donte të ishte. Ajo filloi një rikthim rekord që sporti nuk e kishte parë gjatë dekadave.

Steenkamp mori vendin e parë në çdo garë që konkurroi pas operacionit. Ajo theu rekordin e 100 metrave të Grave të Afrikës së Jugut të vendosur në vitin 1998. Vetëm pak javë më vonë, arriti kohën në 12.81 sekonda, duke vendosur rekordin kombëtar prej 100 metrash.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.