I fundit në litar
Fryma e vërtetë e alpinizmit nuk ka të bëjë se kush është i pari në litar ose kush arrin në krye i pari. Ka të bëjë me përkrahjen reciproke dhe duke u siguruar që të gjithë të marrin përgjegjësi.
Në 3 qershor 1950 Maurice Herzog ngriti flamurin francez në Mt Annapurna, duke u bërë njeriu i parë që arriti një kulm prej 8,000 metrash. Më pas, të gjithë gishtërinjtë e tij kishin dalë jashtë funksionit për shkak të ngrirjes, megjithatë ai triumfoi, fitoi simpati nga mbare bota, mbreti i Nepalit, presidenti i SHBA John F Kennedy dhe Këshilli i ministrave të Francës. Tregimi i tij për ngjitjen, i përkthyer në shumë gjuhë, shiti më shumë se 10 milionë kopje, një aventurë e përlëvduar me të cilën frymëzoi njerëzit në mbarë botën për tu marrë me ngjitje.
Libri i Herzog e zbukuroi historinë Annapurna, duke marrë gjithë lavdinë dhe duke mos lënë asgjë për shokët e tij më me përvojë, përfshirë Lionel Terray dhe Gaston Rebuffat. ‘Heroi’ gjithashtu zvogëloi rolin e partnerit të tij në ngjitje Louis Lachenal, i cili sakrifikonte këmbët për të shpëtuar jetën e Herzog. Nga ngjitja e Mont Blanc, Jacques Balmat dhe Michel Paçard në 1786, ngjitjet e para në pothuajse të gjitha majat më të larta ishin përpjekje e skuadrës. Ngjitja në letërsi, e cila vë në pikëpyetje përfundimin e këtyre pushtimeve “të padobishme”, nuk do të mendonte shumë për përdorimin e metaforës së Presidentit Macron për “të parë në litar”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
