Atletja kampione, arrin fitoren me këmbë të lënduar
18/04/2019 Shpërndaje

Atletja kampione, arrin fitoren me këmbë të lënduar

Marsela Luzi është maturante në shkollën kombëtare sportive në Durrës. Që e vogël e ka pasur pasion sportin. Aktualisht po specializohet në atletikë. Më herët është marrë edhe me disiplina të tjera të sportit si futbolli dhe basketbolli. Pas një viti në futboll vendosi ta braktisë dhe të ndjekë atletikën, sepse futbollin e konsideron si disiplinë të rëndë për një vajzë. Me kalimin e kohës e kuptoi se atletika ishte fusha ku e gjente veten. Tashmë që e praktikon prej katër vitesh ndihet e plotësuar, në sportin e hedhjeve të shtizave.

Ëndrrat dhe ambiciet rriten çdo vit që kalon. Titullin kampione Shqipërie në hedhje shtize e ka fituar 3 herë rrjesht tek të rinjtë dhe njëherë në grupmoshat e të rriturve. Emocionet që përjetoi kur u shpall kampione e shoqërojnë edhe sot. Guximi e çoi në fitore edhe pse është përballur me incidente gjatë garave. Në garën e të rriturve u dëmtua pasi vrau tendinat. Në momentin e hedhjes gjatë një rrotullimi dëmtoi këmbën. Pavarësisht dëmtimit ajo këmbënguli dhe arriti të fitojë vendin e dytë te grupmoshat e rritura. Kur e dashuron atë që bën, asgjë nuk mund të të pengojë të dalësh kampione, thotë ajo. Tiparet që e dallojnë atë nga tjerët janë durimi, forca dhe puna e palodhshme. Gjatë një dite ushtrohet për katër orë. Edhe pse në mungesë kushtesh ajo ka zgjedhur të vetë-stërvitet.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.