Misioni i pamundur i Putin
04/03/2022 Shpërndaje

Misioni i pamundur i Putin

ANALIZË/ Në botën e internetit nuk mundesh që të kapësh çdo media. Ky do jetë një mision i pamundur i presidentit rus Vladimir Putin.

Ndonëse autoriteti shtetëror rus urdhëroi heqjen nga përmbajtja të çdo referimi për civilë të vrarë nga ushtria ruse në Ukrainë, por dhe termat pushtim, ofensivë apo deklaratë lufte, kjo vetëm u ka shtuar presionin mediave ruse. Mirëpo lajmi tashmë është në çdo medie në botë.

Megjitha me këtë urdhër të fundt mediat ruse nuk kanë të drejtë të përdorin termat luftë, pushtim apo vrasje civilësh në pasqyrimin e asaj që po ndodh aktualisht në Ukrainë. Autoritetet ruse paralajmëruan se mediat që do të përdorin këto fjalë do të mbyllen, dhe do të gjobiten me 50 mijë euro

 “Vetëm burime zyrtare ruse kanë informacione aktuale dhe tëbesueshme”, në këtë mënyrë enti shtetëror rus që kontrollon mediat, paralajmëroi mjetet e informacionit duke i paralajmëruar për censurë.

Duke iu referuar në vecanti 10 mediave, autoriteti shtetëror rus urdhëroi heqjen nga përmbajtja të cdo referimi për civilë të vrarë nga ushtria ruse në Ukrainë, por dhe termat pushtim, ofensivë apo deklaratë lufte. Moska cilëson zyrtarisht ndërhyrjen e saj në Ukrainë si një operacion special ushtarak për të ruajtur paqen.

Sipas autoriteteve ruse këto 10 media raportojnë informacione të rrme për sulmet ndaj qyteteve ukrainase nga ana e forcave të armatosura ruse dhe për vrasjen e ivilëcenë Ukrainë.Por gjithashtu publikojnë materiale që e pasqyrojnë operacion special si një sulm, pushtim apo luftë.

Në parlajmërim bëhet e qartë se nëse këto tema nuk hiqen nga përdorimi atëherë këto media do të mbyllen sipas ligjeve në fuqi. Ky krim, pra raportimi i informacioneve të cilësuara të rreme, në Rusi dënohet me një gjobë prej më shumë se 50 mijë eurosh.

Por kjo s’i ka ndaluar mediet të publikojnë mesazhe anti-Putin.  Një pjesë e vogël e ëebsajteve të mediave ruse shfaqin mesazhe anti-Putin pas hakimit Uebsajtet e disa mediave ruse u hakuan të hënën, treguan kontrollet e Reuters, me faqet e tyre të rregullta të zëvendësuara nga një mesazh kundër luftës dhe thirrje për të ndaluar pushtimin e Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin.

‘Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe bashkëshortët tuaj”, thuhet në mesazh.

“Putini po na detyron të gënjejmë dhe po na vë në rrezik”.

Faqja e internetit e agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, së bashku me faqet e lajmeve rbc.ru, kommersant.ru, fontanka.ru dhe iz.ru të medias Izvestia pësuan të gjitha ndërprerje.

Rregullatori shtetëror i komunikimeve ka paralajmëruar mediat lokale dhe firmat e huaja të teknologjisë kundër atyre që thotë se janë përshkrime të rreme të aktiviteteve të Rusisë në materialet e publikuara në internet. “Ne jemi të izoluar nga e gjithë bota, ata kanë ndaluar blerjen e naftës dhe gazit. Pas disa vitesh do të jetojmë si Koreja e Veriut”, vazhdoi mesazhi. “Për çfarë është kjo? Që Putini të hyjë në librat e historisë? Nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!”

Media si një pushtet i katër ka padyshim rolin e saj për ndalimin e kësaj lufte që po merr jetë njerëzish të pafajshëm dhe po shkatërron një shtet që dëshiron të jetë i pavarur duke parë nga e ardhmja dhe jo e shkuara. Misioni i Putin për ta kapur është i pamundur.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.