Dekretohen qeveritë në Shqipëri dhe Kosovë
E nesërmja dhe e hëna do të jenë ditë të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën, pasi dekretohen 2 qeveritë e reja. Pas zgjedhjeve të 25 qershorit në Shqipëri, të hënë do të mbahet seanca e parë Parlamentare.
Presidenti Ilir Meta do të dekretojë kabinetin e ri qeveritar të kryeministrit Rama. Ndërkohë, ditën e nesërme do të dekretohet edhe qeveria e Kosovës, pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Data 9 shtator, pikënisje e qeverisë së Kosovës ndërsa e hëna për Shqipërinë.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
