ARMAND URUCI: BIZNESI I BAR KAFE NË KOLAPS ME RRITJEN E ÇMIMEVE
28/09/2022 Shpërndaje

ARMAND URUCI: BIZNESI I BAR KAFE NË KOLAPS ME RRITJEN E ÇMIMEVE

Shqipëria, vendi i kafeneve, vetëm pak vjet më parë hapte gjithë mediat me titullin “Shqipëria mban rekord në botë për numrin e kafeneve në raport me popullsinë’. Në fakt viti 2021 u mbyll sërish me 88 mijë biznese të regjistruar nga të cilët 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante.

Por edhe ky biznes duket se ka hyrë në periudhën e krizës. Armand Uruci, një sipërmarrës i biznesit të bar, kafe, lounge e snack bar paralajmëron se na presin muaj të vështirë përpara me rritje çmimesh.

Pasi përballoi krizën e Covid – 19, kur për 3 muaj mbyllën qepenat, më pas punuan me orare të kufizuara, tani ky sektor përballet me një tjetër rritje të çmimeve.

Këdo që punon në #bar apo #restorant , ky moment i ka bërë të përjetojnë një situatë të paqendrueshme duke qenë të pasigurt në lidhje me të ardhmen e kostove direkte.

Kriza ka bërë që të ketë më pak konsum në #restorant ndërsa në #bar numri i klientëve nuk ka rënë, por është frenuar konsumi. Edhe nëse ulen në bar porosisin shumë më pak.
E si të mos mjaftonin sa më lartë, biznesi i vogël është përballë sfidës së radhës: gjetja e fuqisë punëtore. Shumë drejtues të bareve dhe restoranteve po marrin fuqi punëtore nga jashtë. Kostoja e mbajtjes së tyre është e dyfishtë, pasi u paguhet fjetja, ushqimi dhe paga, e në fund ke rrezikun që na përdorin tranzit për tu larguar drejt vendeve të BE-së.

Biznesi i bareve dhe i restoranteve në Shqipëri nuk shërben vetëm për kohën e lirë dhe relaks por është #sot sektori që mban 37 % të të vetëpunësuarve në rang vendi.

#sot #restaurant #albania #shqip #restaurants #bar #restorant #restorantenetirane

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.