Ambasadorja e Holandës promovon turizmin shqiptar
20/01/2018 Shpërndaje

Ambasadorja e Holandës promovon turizmin shqiptar

Ambasadorja e Holandës e akredituar në Shqipëri, Dewi Van De Weerd, me anë të një postimi në Twitter tregon promovimin që i kanë bërë gazetat franceze turizmit tonë.

Në postimin e saj ambasadorja ndërsa u bën thirrje të huajve të njohin karakteristikat kulturore, turistike të vendit tonë poston dhe faqet e para të gazetave gjermane, të cilat i bëjnë jehonë turizmit shqiptar.

“Pushimet në Shqipëri janë të nxehta, të promovuara në faqen e parë të gazetave gjermane. Në të vërtetë, miqtë e mi që vizitojnë Shqipërinë e duan të gjithë. Turizmi është gjithashtu i gjithëanshëm dhe shërben për tu u njohur më mirë me njëri-tjetrin”, shkruan ambasadorja holandeze.

Turizmi në Shqipëri është promovuar jo pak nga gazeta dhe medie të ndryshme të huaja. Zakonisht thelbi është vënë te plazhet e bukura e të pashkelura, çmimet e lira, dhe ato historike.

 

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.