Albert Dumani: Serialet turke kanë thyer rekorde shikueshmërie
12/02/2023 Shpërndaje

Albert Dumani: Serialet turke kanë thyer rekorde shikueshmërie

Afeksioni i shqiptarëve për seriale e telenovela është i hershëm. Të etur nga izolimi i gjatë i një sistemi që nuk lejonte shfaqjen në publik në ekranin e vetëm të televizionit shqiptar, të serialeve televizivë, telenovelave, ndonëse prodhoheshin vetëm filma në vit me tematikë të paracaktuar që i shërbenin sistemit. Prej vitesh pjesë e ekraneve janë bërë serialet turke që kanë mbërthyer teleshikuesit pas vetes. Telenovelat turke po vijojnë me suksesin e tyre jo vetëm brenda Turqisë, por edhe në shumë vende të ndryshme të botës. Drejtori i programacionit të televizionit Klan, Albert Dumani na njeh me disa prej serialave që kanë thyer rekorde shikueshmërie.

Pse pëlqehen në masë serialet turke?

Prodhimet turke janë ato më të realizuara për momentin dhe më të preferuar për publikun shqiptar. Në SHBA, Europë apo Turqi  së fundmi prodhohen me dhjetera e qindra seriale dhe telenovela. E rendësishme është të dish çfarë titulli të përzgjedhësh dhe të blesh për ta shfaqur për publikun shqiptar. Shifrat e audiencës flasin vetë, që prodhimet turke që shfaqen në Klan, kanë qenë dhe janë super të ndjekur duke konkuruar edhe programet shqiptare në televizionet konkurente, sepse në lidhje me përballjen serial me serial, nuk kanë të krahasuar. Suksesi i serialeve turke qendron sepse ata janë realisht prodhime televizive shumë të arrira artistikisht. Serialet turke po konkurojne tashmë me ato amerikane. Kanë skenar të mirë, regji, shesh-xhirime, muzikë dhe aktorë profesionistë. Çelësi i tyre i suksesit është se janë “të vërtetë”, domethënë paraqesin jetën reale me një natyrshmëri dhe aktrim perfekt. Suksesi i serialeve turke, nuk është vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera në Ballkan e Europë si Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Greqi, Pragë, Kosovë etj, pa llogaritur dhjetëra vende të Lindjes së mesme. Në 5 vjeçarin e fundit serialet turke janë bërë fenomen edhe edhe ne vënde që dikur prodhonin vetë seriale. Kështu kanë mundur dhe rrëzuar nga froni serialet braziliane apo ato të Amerikës Latine. Prodhimet turke po thyejne rekorde shikueshmërie, në Brazil, në Spanjë, në Argjentine dhe madje janë futur në programacionin e Mediaset në Itali. Aktualisht Turqia është shteti i 2-të në botë pas SHBA për eksport të prodhimeve televizive. Kujtojmë që Turqia ishte ndër vendet e pakta në botë që nuk ndaloi xhirimin dhe prodhimin e serialeve gjatë pandemisë kur gjithë bota u paralizua dhe ata xhironin çdo ditë me të njëjtin pasion dhe pa ulur aspak nivelin e profesionalizmit.

Cilat kane qenë serialet më të suksesshme në TV Klan?

Jam i kënaqur profesionalist dhe personalisht për përzgjedhjen që kam bërë gjithmonë. Prodhohen shumë seriale, por e rëndësishme është të dish të zgjedhësh titullin që do të pëlqehet nga publiku shqiptar. Kam qënë i pari që kam futur serialet turke në Shqipëri me “Gymysh” pasi kisha një vit që e përpunoja me mendje dhe me eproret dhe zgjedhja rezultoi të ishte e duhura. “Boom-i” dhe fama e serialeve turke arriti majat me serialin e papërseritshëm “Ezel”, i cili gozhdoi shqiptarët para ekranit duke bërë për vete për herë të parë edhe publikun mashkullor për një serial turk. Të gjithë titujt e më vonë kanë qenë të suksesshëm, përderisa unë i kam zgjedhur. Mund të permend disa titutj që kanë arritur shifra rekord audience si “Kuzey Guney”, “Dashuri e ndaluar”, “Ertugrul”, “Cukur”, “Dashuri bardh e zi”, “Fate të kryqëzuara”, “Sulejmani i madherishem”, “Sulltanesha Kosem”, “Kuzgun”, “I pabesë”, “Osmani”, “Sekrete familjare”, etj.

A mendoni që shqiptarët e gjejnë vetën në historitë e serialeve turke?

Temat e tyre janë shumë më afër mentalitetit dhe jetës së shqiptarëve, prandaj pëlqehen nga publiku shqiptar. Kemi të njëjtat tradita, mjafton të shohësh fejesat, martesat, ceremonite mortore. Kemi të njëjtat ushqime, shumë fjalë që ne i përdorim edhe sot. Vlerat e familjes, martesës, figura mashkullore në familje, vlerësimi për nenën, etj. Serialet turke janë të “të pastër” dhe rrefejnë jetën e vërtete, dashurinë e vërtetë, mbrojnë vlerat e familjes dhe shqiptarët duket sikur shohin vetveten.

Cili është target grupi që i ndjek më shumë këto seriale?

Audienca e serialeve turke është 4+, domethënë që nga fëmijët e deri tek gjyshërit. Ato trajtojnë tema të ndryshme që mund të shikohet nga e gjithë familja. Edhe në personazhet e serialit tek ato turke gjen personazhe që nga femijët e derti tek mosha e tretë, gjë që përkthehet edhe ne target-grupin që i ndjek ata.

Si bëhet përzgjedhja e serialeve për t’i sjellë pranë teleshikueseve shqiptarë?

Unë i përzgjedh me shume kujdes, pasi shikoj disa episode me rradhë dhe vendos nëse më tërheq apo jo. Eksperienca tashmë bën të veten. Une kam nuhatje dhe shije të suksesshme tashmë. Shihen disa elemente, viti i prodhimit, tema që trajton, aktorët që marrin pjesë, suksesi në arenën ndërkombëtare, dmth në sa vend është shitur, si kanë qënë matjet e audiencës në shtete të tjera, kompania e prodhimit, viti i prodhimit, etj. Në Turqi prodhohen çdo vit rreth 60 seriale turke, por vetëm disa prej tyre konsiderohen të mirë dhe thjesht duhet të dish cilin prej tyre të marrësh për ta shfaqur për publikun shqiptar. Ne shfaqim atë që audienca pëlqen dhe shifrat e audiences e tregojnë këtë simbioze, ato janë gjithmonë në rritje. Në zgjedhim më të mirën si në prodhimet tona ashtu dhe në programet e blera ndërkombëtare dhe çdo program i yni është i preferuar. TV KLAN prej vitesh është “mbreti” i audiencës në televizionet mbarë shqiptarë.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.