Aktorja Eliza Dushku rrëfen si u përdhunua në moshën 12 vjeçare: Fillim i ri për mua…
Aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushku ka bërë një deklaratë të fortë, për herë të parë ka treguar se është ngacmuar seksualisht në moshën 12-vjeçare, në xhirmet e filmit “True Lies”, nga kordinatori Joel Kramer.
Eliza me anë të një postimi rrëfen të gjithë ngjarjen dhe sa të vështirë e ka pasur të përballet me këtë histori për faktin se atëherë konsiderohej tabu. Ngjarja ka ndodhur kur ajo ishte fëmijë, dhe kishte dëshirë të bëhej aktore e suksesshme në kinematografi. “Që atëherë kam luftuar me mënyrën se si duhet ta thoja këtë dhe kur duhet ta thoja”, shkruan Dushku.
Por sot, 25 vjet më vonë ajo mori guximin të thotë të vërtetën me zë të lartë, që vajza të tjera të mos bien viktimë e Joel Kramer. Ajo shton se gratë e përdhunuara që janë rrëfyer para saj kohët e fundit i kanë dhënë force për të folur. Fakti që e ndau historinë me ju, sjell një fillim të ri për të.
Pozitivi iu kujton se rreth 300 aktore, skenariste dhe regjisore po bëjnë një projekt që quhet “Koha Mbaroi”, si “thirrje për ndryshim tek gratë në biznes dhe te gratë gjithandej”, për të luftuar ndaj ngacmimeve seksuale në industrinë e filmit dhe vendet e tjera të punës.Natalie Portman, Reese Ëitherspoon, Cate Blanchett, Eva Longoria dhe Emma Stone, jnë yjet q mbështesin këtë nismë.
Rrëfimi i Eliza Dushkut:
Kur isha 12-vjeçe, gjatë xhirmit të filmit “True Lies” ngacmohesha seksualisht nga Joel Kramer, një prej kordinatorëve të dublanteve. Që atëherë kam luftuar me mënyrën se si duhet ta thoja këtë dhe kur duhet ta thoja. Në atë kohë ia tregova prindërve të mi, dy miqve dhe vëllait. Askush nuk dinte si të përballej me këtë ngjarje tabu për ne, madje as unë.
Unë jam mirënjohëse për gratë që janë rrëfyer para meje këto kohët e fundit. Ato dhe lista e shumtë e femrave të përdhunuara më dhanë forcën për të folur. Ka qënë rraskapitëse ta mbaja brenda vetes gjithë këto vite. Mbaj mend se si 25 vite më parë Joel Kramar më bëri të ndjehem e veçantë dhe fitoi besimin tim dhe të prindërve. Mbaj mend se si më mori në dhomën e hotelit në Miami duke u thënë prindërve se do të më merrte për të notuar në pishinën e stafit të filmit. Pasi hëngrëm sushi, nisi të fikte dritat, uli temperaturën e dhomës, vuri një film dhe u zhduk në tualet. Prej andej doli krejtësisht i zhveshur. Mbaj mend si u shtri mbi mua, si nisi të fërkohej dhe më tha:” Mos bëj sikur po fle”. Kur mbaroi tha se nuk duhet t’i tregonim askujt për këtë. Unë isha 12 vjeçe ai 36. Edhe pse u luta të mos e bënte ai nuk ndaloi.
Vite më parë dëgjova se Joel Kramar u zbulua dhe u detyrua të largohej nga biznesi. Kohët e fundit mësova se në fakt ai ende punon në krye të industrisë. Disa javë më parë, gjeta një foto në internet të Kramar duke përqafuar një vajzë të re. Mora shkas dhe e tregova dhe me emër nga kjo gjë.
Hollyëood ka qenë shumë i mirë për mua në shumë mënyra. Megjithatë, Hollyëood dështoi të më mbrojë, një aktore fëmijë.
Ndarja e këtyre fjalëve me ju, sjell një fillim të ri për mua.
Eliza Dushku
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.




