A po na vret pasiguria ushqimore?
Nga Marjon Gorica
A është blerë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nga fabrikat e përpunimit të qumështit?
I drejtohem në këtë mënyrë institucionit në fjalë dhe punonjësve të këtij institucioni për të vetmin fakt, atë të sigurisë ushqimore. Çdo ditë e më tepër po vritemi nga një situatë e tillë ku institucionet blihen e shiten për interes të bizneseve.
Marr shkas të reagoj për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, si i vetmi institucion kompetent për mbrojtjen e shëndetit tonë duke na garantuar për sigurinë ushqimore. Por a po përmbush detyrën e vetë AKU? Dy nga produktet kryesore, ato të cilat ne konumojmë cdo ditë janë qumështi me nënproduktet e tij dhe buka.
Për bukën nuk kemi çfarë flasim, pasi e dimë që gruri i importuar është jashtë standarteve, është jashtë cdo kriteri normal. Këtë e fakton fare qartë mos prezenca e proteinave në të, gjë për të cilën fabrikat e përpunimit e shtojnë më mënyrë industriale. Të gjithë e dimë që gruri i cili vjen në vendin tonë është vetëm për pasticeri dhe kafshë.
Por nuk dua të ndalem këtu. Dua të ndalem në një tjetër rast, i cili është akoma më i rëndë, ku shpesh herë institucionet mundohen të mos i bëjnë publike. Qumështi me aflatoksinë është një produkt që po na ofrohet cdo ditë. Dicka të tillë e ka shprehur publikisht dhe ish Ministri i Bujqësisë para disa kohësh.
Aflatoksina është substancë kancerogjene e fuqisë shumë të lartë, e pa zbërthyeshme dhe rezistente ndaj përpunimit termik. Prania e saj në qumesht dhe nënprodukte është rrezik shumë i madh për shëndetin e konsumatorit. Do të doja të ngrija një shqetësim: Para disa ditësh ky institucion ka konstatuar ushqim të kontaminuar i cili përdoret për blegtorinë???
Fakt nga i cili ende nuk dihet gjë për shkak të mungesës së laboratorëve dhe kushteve të nevojshme që duhet të ketë një institucion i tillë. A kanë konstatuar inspektorët ushqim i cili transmeton tek kafshët dhe qumështi i tyre toksinën në fjalë?
Në një kohë që ky institucion kap një rast të tillë, atë të tregtimit të ushqimeve të kontaminuara për kafshët, ushqim ky i rrezikshëm dhe që lidhet drejtpërdrejt me jetën tonë, si ka mundësi që qumështi i “kontrolluar” pranë fabrikave të përpunimit nuk paska përmbajtje aflatoksine, sipas AKU.
Pra, në një kohë që ushqimi i cili shitet për kafshët në tregun tonë është prodhues i toksinës në fjalë dhe për të cilin ky institucion po merr masa përplas ‘interesat’ dhe hedh poshtë funksionalitetin e vetë institucionit. Ju keni konstatuar ushqim të cilin fermat e përdorin për kafshët e tyre i cili është jashtë standarteve dhe thoni që qumështi është brenda normave. Sa qesharak bëheni!
Ja si po na vret pasiguria ushqimore..
.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
