Ankthi alarm për njerëzit, ndiqni disa këshilla
16/05/2019 Shpërndaje

Ankthi alarm për njerëzit, ndiqni disa këshilla

Ankthi po prek njerëzit në masë në ditët e sotme. Është pjesë e jetës tonë dhe funksioni i tij mund të krahasohet me atë të tensionit të gjakut, prandaj ne na duhet një nivel i caktuar i tij që të jetojmë, por as shumë i lartë pasi na dëmton.

Ankthi mund të përshkruhet si «një ndjenjë frike ose shqetësimi». Disa raste janë frika përballë një qeni të xhindosur. Nëse qeni largohet bashkë me të ikën edhe frika e shqetësimi.

Ai kthehet në çrregullim kur bëhet kronik, domethënë kur vazhdon edhe pasi nuk ka më arsye për të pasur ankth. Sipas një studimi të Universitetit Teknik të Dresdenit, rreth 14 për qind e popullsisë evropiane vuan nga çrregullimet e ankthit.

Sipas psikologëve të gjithë përjetojmë ankth në momente të caktuara të jetës, sidomos në çaste kritike, si rrugës për një intervistë pune, përpara provimeve apo kur do takojmë një person të ri.

Megjithatë një nivel i caktuar ankthi është i dobishëm sepse na shtyn që të veprojmë, të marrim vendime dhe të zgjidhim problemet tona. Por, në rastin kur ankbëhet i pandashëm atëherë duhet të marrim masa.

Një nga pasojat e ankthit është të shpenzosh kohën duke menduar se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen ose nëse marrim një vendim të caktuar në jetë. Frika për atë që ende s’ka ndodhur është një alarm për shumicën e njerëzve.

Këshilla për ta ndaluar ankthin; pas orëve të tëra pune për trurin tuaj, fikeni atë në momentin e duhur. Truri juaj ashtu sikurse punon çdo ditë, ka nevojë edhe për pushim, por, mbi të gjitha, për relaksim. Kjo është pika themelore për të reflektuar. Marrja në shtrat e shqetësimeve, mendimeve, problemeve nuk ju lejon të përfitoni nga ato orë që duhet të jenë thelbësore për shërim.

Më poshtë janë disa këshillla të dobishme nga Dr. Rachel Salas, nga Universiteti Hopkins, psikolog dhe ekspert terapeut.

Krijoni një rutinë mbrëmje para se të shkoni në shtrat, pasi këto e zbusin ankthin. Përsëritja e disa gjesteve dhe veprimeve krijon një ndjenjë rehatie, të aftë për të ulur tensionet. Zakoni i dëgjimit të muzikës relaksuese të shoqëruar nga një çaj bimor prodhon një gjendje relaksimi dhe ndihmon për të shkarkuar dhe izoluar mendimet e shumta që na kanë shoqëruar deri në atë moment.

Një tjetër efekt i dobishëm, është mbajtja një ditari të përditshëm, kur mendimet negative përsëriten. Shkruani çfarë keni bërë dhe shqetësimet që ju vijnë në kokë, në këtë mënyre të nesërmen do të jeni më në gjendje për të qenë të qetë.

Shpenzoni disa minuta duke bërë flluska sapuni. Frymëmarrja e thellë jo vetëm që do të prodhojë shumë flluska, por do të lehtësojë relaksimin dhe shtrirjen e funksioneve të lidhura me frymëmarrjen tipike të teknikave të relaksimit dhe meditimit.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.