A duhet ushqyer me gji fëmija në publik?
15/02/2019 Shpërndaje

A duhet ushqyer me gji fëmija në publik?

Eshte etike te ushqesh me gji femijen ne ambiente publike? Duket se kjo pyetje ka pergjigje te lehte deri ne momentin qe ndodhesh para nenes, e cila e ulur ne nje grup shoqerie te perzier me meshkuj dhe femra zbulon gjoksin sepse femija ia kerkon per te pire qumesht. Disa opinione jane se gjiri nuk mund te shikohet ne nje rast si ky me tendenca drejt feminilitetit te nenes por thjesht si proces ushqyes. Disa baballare e kushtezojne nenen te mbulohet nen argumentin se eshte etike te mbulosh gjirin dhe pse foshnje kerkon te pi qumesht. Nderkohe disa femra mendojne se dhenia e gjirit ne publik eshte nje proces qe nuk mund ti mohohet femijes per asnje arsye.

Në një sondazh të kryer nga shërbimi shëndetësor në Angli, tregohet se një në pesë gra nuk japin gji në publik nga sikleti. Gjashtë nga dhjetë gratë që ushqejnë fëmijët me gji, marrin masa për të fshehur ekspozimin. Po ashtu sontazhi tregon se një në pesë njerëz nuk dëshiron të shohë gra që ushqejnë fëmijët me gji në publik.

Shifra e fundit tregon se dhe njerezit perballe neses qe ekspozon gjirin nuk te gjithe dakort per dhenien qumeshtit me gji ne publik. Pra, nuk kemi dyzim vetem tek nenat me foshnje ne gji, por dhe te te tjeret perballe tyre te cilen mund te ndikojne negativisht me sjelljet apo shikimet e tyre mbi nenen qe ushqen me gji femijen ne ambiente publike.

Kjo është një temë që ka ndezur jo pak debat ne mbare boten. Vetëm para pak kohësh, në Australi u realizua një fushatë pro ushqyerjes së fëmijës me gji nga fotografja Sarah Murnane.

Sarah mblodhi bashkë disa nëna me të vegjëlit e tyre në gji teksa pozonin në kënde të ndryshme të Australisë. Siç shihet në focus është akti i dhënies së gjirit i zhveshur nga çdo kompleks.

“Çdo perëndeshe e qumështit meriton të ndihet e tillë”, shkruan në diçiturat e fotos Murnane, e cila vetë është nënë e dy fëmijëve.

“E kam nisur këtë projekt të tregoja në fillim një bashkëjetesë, një mbështetje për njëra-tjetrën”,  ëhstë shprehur ajo.

Dy vjet me pare ishte Papa Francesku i cili i lejoi nenave ushqyerjen me gji ne Kishe, duke i dhene mesazhin botes: Falenderojme Zotin qe dha dhurate qumeshtin”. Kjo ftese e Papa Franceskut u pelqye shume nga dhjetra e dhjetra nena, te cilat shkuan ne Kishe me foshnjet ne krahe. Keshtu u thye nje tabu e vjeter. Cfare ka ndodhur me tej? Diskutimi vazhdon dhe mesa duket do te vazhdoje. 

II

Këshilla

Nervoze për të zbërthyer bluzën tuaj në një vend publik për të ushqyer fëmijën? Mund të jetë një moment i pakëndshëm për shumë nëna. Ja se çfarë duhet të dini për të dhënë gji publikisht me besim.

Gjinjtë ekspozohen  në ekran, në revista, në tabela dhe në plazhe – por, për ironi, ato ende mund të shihen me siklet kur përdoren për të ushqyer një fëmijë në publik. Në një kohë kur ushqimi me gji po bëhet gjithnjë e më i pranueshëm, ai ende duket se tërheq më shumë vëmendje  nga sa duhet. Por, duke pasur parasysh përfitimet e shumta të ushqyerjes me gji dhe faktin që një fëmijë i uritur nuk pret mamanë, shpejt do të harroni cdo dilemë. Për fat të mirë, ka mënyra për të të ushqyer fëmijën tuaj me vetëbesimnë vende publike.  Mjafto të mësoni disa metoda si të ushqeni me gji në mënyrë aq diskrete sa që vetëm ju dhe foshnja juaj do ta dijë cfarë po bëni.

 

 

  • Vishuni në mënyrën e duhur (jo fustanë apo veshje pa kopsa)
  • Prakikoheni (përpara se të dilni bëni provë si do të ushqeni fëmijën tuaj në publik, a keni të dy veshjet e përshatshme
  • Merni një mbulesë (shall ose napë të hollë, që të mos pengojë ajrin por të mbulojë foshnjën në gji)

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.