8-vjeçarja dëshiron ushqime për kafshët për ditëlindjen e saj
18/07/2018 Shpërndaje

8-vjeçarja dëshiron ushqime për kafshët për ditëlindjen e saj

Në vend që të kërkonte lodra apo trajtime, kjo vajzë 8 vjeçare donte diçka të veçantë për ditëlindjen e saj.

Adisynn Kiker nga Teksasi u tha miqve dhe familjes se dëshironte për ditëlindje si dhuratë ushqim për kafshët. Kur dëshira e saj u shpërnda në Facebook, ajo preku zemrat e qindra njerëzve.

Si rezultat, Shoqëria Humane e Liqenit të Cedar Creek mblodhi mbi 12,000 paund ushqime të dhuruara për qenë dhe mace. Strehimi gjithashtu thotë se atyre u jane dhënë furnizime shumë të nevojshme për pastrim. “Fëmijët tanë me qime (qentë dhe macet) e çmojnë shumë këtë”, shkruajnë në Facebook.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.