8-vjeçari shpëton motrën nga rrëmbyesi
Një djalë 8-vjeçar ndihmoi motrën e tij më të madhe në moshë që t’i shpëtonte një rrëmbyesi në një spital në Middletown të Ohajos.
“Çfarë sheh këtu? Nëse tre heronj është përgjigja atëherë ju jeni të saktë!”, shkroi Policia e Middletown në Facebook bashkangjitur fotos së mësipërme.
Të enjten, Chance, 8 vjeç dhe Skylar, 10 vjeç, udhëtuan me gjyshen për në qendrën shëndetësore. Ajo parkoi jashtë hyrjes së urgjencës së spitalit dhe ndihmoi një mik të futej drejt derës. Fëmijët mbetën në sendilet e pasme të makinës.
Brenda pak sekondash një i huaj hyri në makinë dhe u përpoq të largohej me fëmijët brenda.
“Djali i vogël hapi derën për të shpëtuar dhe vajza tentoi të hidhej jashtë gjithashtu, por rrëmbyesi kapi kapuçen e saj dhe nuk e lejonte të largohej”, shkroi Middleton Police në Facebook. “Ndërsa ajo u përpoq të largohej, vëllai i saj i vogël e kapi nga dora dhe e tërhoqi nga rrëmbyesi. Teksa makina lëvizte të dy u rrëzuan nga automjeti”.
Gjyshja e fëmijëve, 69-vjeçarja Nita Coburn, bëri një përpjekje të guximshme për të shpëtuar fëmijët megjithëse erdhi pak me vonesë. Fëmijët dhe gjyshja nuk pësuan asnjë lëndim kurse i dyshuari u kap nga policia brenda disa minutave.
“Ky djalë i vogël është një hero. Asnjë pyetje”, tha shefi i policisë së Middletoën Rodney Muterspaw në një deklaratë. “Ai e tërhoqi motrën e tij nga makina pa asnjë shqetësim për sigurinë e tij. Kjo është e pabesueshme në moshën e tij”, shtoi ai.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
