8 dhjetori, Dita e Rinisë, një vlerë për çdo brez dhe kohë
8 dhjetori është një ditë e cila ka shënuar një kthesë të madhe që ka mbetur në historinë e vendin tonë. Dita e Rinisë, festohet dhe përkujtohet në të gjithë vendin, pasi 24 vjet më parë, më 8 dhjetor të vitit 1990, një grup studentësh dhe pedagogësh nga Universitetet e Tiranës së bashku me banorët u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike, që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë, me anë të protestave paqësore.
Arritën ta thyejnë murin e izolimit që kishte krijuar sistemi komunist në aspektin ideologjik, ekonomik dhe shoqëror duke marshuar nën moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Nisur nga motoja me të cilën “luftuan”, të rinjtë shqiptarë kërkonin të binte poshtë komunizmi dhe të ndërtohej një sistem me vlera perëndimore, nën sundim të së drejtës. Kjo ditë është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990, dhe festohet çdo vit me aktivitete në nder të nismëtarëve.
Nisma u shndërrua në Lëvizjen Studentore të një revolucioni kombëtar demokratik pasi iu bashkuan pedagogë, akademikë, intelektualë e qytetarë të Tiranës dhe të qyteteve të tjera kryesore, duke i dhënë fund njëherë e mirë vetëizolimit. Për këtë arsye të fortë 8 Dhjetori, është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990. Më shumë se kurrë kemi nevojë për t’iu drejtuar të shkuarës për të gjetur shembuj të mirë. Kjo lëvizje është padyshim një vlerë për çdo kohë, kryesisht për ato kritiket.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.




