
E reja shqiptare që punon si prostitutë në Itali, dorëzon portofolin e gjetur plot me euro
Një 22 vjeçare shqiptare në Itali, ka gjetur 150 euro pranë një karburanti. Ajo vendosi që portofolin t’ja dorëzojë policisë. Gjesti i të resë e cila punonte si prostitutë ka surprizuar zonjën të cilës i kishte humbur. Brenda në portofol ndodheshin para dhe dokumente me vlerë, por asgjë nuk ishte marrë nga 22 vjeçarja.
Portofoli, i kishte humbur një shtetaseje italiane. Pasi ka marrë portofolin në rajonin e policisë, italianja ka shkruar disa rreshta në shenjë falenderimi për të renë shqiptare, dhe mes të tjerash thekson se është e detyruar të qëndrojë në rrugë.
‘Nuk e ka zgjedhur të bëjë këtë punë, e kanë detyruar të qëndrojë në rrugë. Kur ka parë portofolin e ka mbledhur fshehurazi. Kishte frikë se dikush e shikonte dhe i merrte paratë dhe hidhte dokumentet. Donte ta dorëzonte siç ishte”, rrëfeu italianja pas takimit me shqiptaren. Gjesti i vajzës shqiptare në Itali ka habitur të gjithë, kjo më shumë duke pasur parasysh punën që bën për të fituar të holla.
© 2018 – 2019, Pozitivi. All rights reserved.