Djali me autizëm takon Taylor Swift, pasi ajo i dhuroi 10,000 $
Dy vjet më parë, Taylor Swift dhuroi 10,000 $ për të ndihmuar Jacob Hill, një djalë autik, që të marrë një qen shërbyes. Fundjavën e kaluar, Taylor gjatë koncertit të saj në Hjuston shkoi prapa skenës dhe takoi Jakobin i cili shoqërohej nga familja e tij.
Bota mund të jetë një vend ndryshe për Jakobin, një 8 vjeçar me autizëm. Ai është shumë i ndjeshëm ndaj zhurmave të forta dhe dritave. Por ai i mposhti pikat e dobeta për të takuar këngëtaren e tij të preferuar, Taylor Swift.
Jakobi ka dëshirë të shëtisë dhe kjo është arsyeja pse këngëtarja dhuroi 10,000 dollarë për familjen e Jakobit për t’i blerë vogëlushit një qen shërbimi. Donacioni u dërgua pasi motra dhe kushëriri i Jakobit e vendosën njoftimin në YouTube duke shpresuar për donacione.
Nëna e Jakobit, Allison, thotë se qeni i shërbimit ka sjellë shumë dobi për Jakobin. Kur u takuan me Taylor për herë të parë në koncert, nëna e Jakobit tha se superstari ishte tepër e sjellshme.
“Ajo ishte e mahnitshme me Jakobin, nuk pa paaftësinë e djalit, por pa vetëm atë”, tha nëna e Jakobit, në Facebook.
Më tej ajo shkruan: “Taylor u ul në gjunjë, e pa Jakob në sy dhe pasi e përshëndeti i tha se ishte mirënjohës që erdhi në shfaqjen e saj edhe pse e dinte se i kishte problem vendet më me zë të lartë dhe shumë drita.
Kurse djali i preku fytyrën, i kapi flokët dhe e përshëndeti ‘Hi Taylor’. Ajo ishte shumë e mëshirshme dhe me një buzëqeshje të ëmbël i dha shumë dashamirësi.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.


