7 Marsi, postimet më të bukura për mësuesit
07/03/2019 Shpërndaje

7 Marsi, postimet më të bukura për mësuesit

Në festën e 7 Marsit të gjithë kujtojmë me nostalgji mësuesit të cilët kanë qenë udhërrëfyesit tanë. Me ta gjithësecili prej nesh ka hedhur hapat e parë të dijes. Ka mësuar alfabetin, të shkruajë fjalitë e para. Prandaj 7 Marsi është dita kur puna dhe përkushtimi i mësuesve gjatë gjithë vitit shkollor shpërblehet me dashurinë dhe mirënjohjen e nxënësve të tyre. Me lule në duar dhe të buzëqeshur, këtë panoramë na përcjell kjo festë çdo vit.

Sot në këtë ditë përveç dhuratave dhe urimeve që mësuesit kanë marrë nga nxënësit e tyre në klasë, ata kanë qenë temë kryesore edhe në postimet e qytetarëve dhe të afërmve në rrjete sociale. Shumë prej tyre nuk kanë ngurruar të ndajnë me miqtë urime të bukura. Disa kanë uruar edhe prindërit që i kanë mësues. Fjalët e shkruara në disa nga postimet e përzgjedhura nga pozitivi.org burojnë prej zemre, duke ua ndriçuar ditën të gjithë mësuesve.

Pozitivi.org ka zgjedhur t’u urojë festën të gjithë mësuesve duke përcjellë disa nga postimet më të bukura të bëra nga qytetarët për të uruar të gjithë ambasadorët e dijes.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.