6 vjeçarja dëshiron të bëhet shefe policie, për t’u hakmarrë ndaj kancerit
6-vjeçarja Abigail Rose Arias, ëndrron të bëhet oficere policie. Arsyeja, për t’u hakmarrë ndaj kancerit. Kjo u bë realitet në një ceremoni të veçantë. “Unë premtoj të vazhdoj të luftoj me të këqinjtë derisa kanceri im të zhduket”, tha ajo
Mjekët thonë se nuk janë të sigurt se sa kohë mund ta ‘ushtrojë’ këtë detyrë. Abigail u diagnostikua me kancer dy vjet më parë. Pas 80 raundeve të kimioterapisë sëmundja iu rikthye sërish.
Ajo tha se detyra e saj si shefe e policisë, është të luftojë keqbërësit, si kanceri. E veshur me uniformë, Abigail u betua nga Shefi i Policisë Freeport, Ray Garivey. Për të shënuar rastin, 7 shkurti është shpallur në qytet si dita e saj.
6 vjeçarja dëshiron të bëhet shefe policie, për t’u hakmarrë ndaj kancerit
6 vjeçarja dëshiron të bëhet shefe policie, për t’u hakmarrë ndaj kancerit
Posted by Pozitivi on Tuesday, February 19, 2019
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
