27 vjeçari nga Pogradeci rrëfen si ngriti biznes duke përdorur vreshtat
13/11/2017 Shpërndaje

27 vjeçari nga Pogradeci rrëfen si ngriti biznes duke përdorur vreshtat

Ersoli djali 27 vjeçar nga Pogradeci është një shembull suksesi dhe inspirim për shumë të rinj. Ka mbaruar studimet për Kimi Ushqimore ndërsa sot është sipërmarrës i një kantine vere në Pogradec.

27 vjeçari ka ndjekur traditën e familjes duke ngritur këtë biznes familjar një kantinë vere, në vreshtat e zones, për të sjellë një cilësi sa më të mirë me kalimin e viteve. Me këtë biznes ka të punësuar gjithë familjen dhe persona të tjerë nga jashtë me sezone.

Djali ka marrë përsipër të bëjë të gjithë procesin e prodhimit duke nisur që tek përzgjedhja e lëndës së parë që është rrushi deri në përfundim të saj që është vera ose rakia. Fillimisht bëhet  përzgjedhja e lëndës së parë në disa vreshta të zonës…

Një mundësi e shfrytëzuar mirë, dhe pas investimeve të bëra vit pas viti ka arritur të ndërtojë një biznes fitimprurës. Këtë histori suksesi e ka publikuar kryeministri Edi Rama në facebook.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.