23 vjeçari i verbër me autizëm fiton ‘America’s Got Talent’
23/09/2019 Shpërndaje

23 vjeçari i verbër me autizëm fiton ‘America’s Got Talent’

Elsinore Kodi Lee, 23 vjeç, u shpall fituesi i sezonit të 14 të “America’s Got Talent” të mërkurën në mbrëmje. Lee, i cili është i verbër dhe ka autizëm, ka mahnitur Amerikën që kur fitoi medaljen e artë në një prej sezoneve.

Sipas mediave të huaja Lee është një nga 25 njerëzit në botë me këtë lloj aftësie muzikore. I riu ka një “memorje audio fotografike, në të cilën mund të kujtojë muzikën që dëgjon pas vetëm një dëgjimi”.

23 vjeçari është dëshmi e gjallë se asnjë pengesë nuk duhet ta ndalojë askënd që të ndjekë dhe të arrijë ëndrrat e tyre.

“Nga nota e parë që kënduat, unë e dija se keni diçka të veçantë dhe se keni qenë këtu për të ndryshuar botën”, tha një nga përfaqësuesit e jurisë, Gabrielle Union, e cila i dha Lee medaljen e artë në natën e parë. “Ky eshte vetem fillimi.”

“Ne zbuluam që ai e donte muzikën vërtet që më herët”. Nëna e Lee, Tina, tha natën e parë se: “Nëpërmjet muzikës dhe interpretimit ai ishte në gjendje t’i rezistojë të jetuarit në këtë botë sepse kur je autik, është me të vërtetë e vështirë të bësh atë që bëjnë të gjithë të tjerët. Në të vërtetë shpëtoi jetën e tij – duke luajtur muzikë”.

Duke fituar konkursin, Lee iu dhanë 1 milion dollarë dhe residence në Las Vegas. Lee do të presë shfaqjen e tij në Paris Las Vegas nga 7 nëntor deri më 10 nëntor.

“Që nga momenti kur u njohëm me Kodi Lee, ne e dinim që ai ishte i destinuar të ndryshonte botën”, postuan ‘America’s Got Talent’ në faqen e tyre në Facebook.

Auditions: Kodi Lee – America's Got Talent

I want to say thank you to all my fans who have been supporting me through my journey! America's Got Talent, NBC, AGT Auditions

Posted by Kodi Lee on Thursday, May 30, 2019

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.