Vetëvrasjet dhe shthurjet, një skenar i ri po shpëton të burgosurit
23/01/2018 Shpërndaje

Vetëvrasjet dhe shthurjet, një skenar i ri po shpëton të burgosurit

Një temë mjaft  e diskutuar ka qenë ndryshimi që do sillte sikur burgjet të ishin të projektuara për të edukuar dhe inkurajuar, sesa thjesht për të ndëshkuar. Përballë sfidave të mëdha, ka dhe nga ata që ndihmojnë të burgosurit të gjejnë dhembshuri, guxim dhe qëllim. Kjo verë shënoi rritje të populates në burgun e Anglisë dhe Uellsit. Numrat e të burgosurve u rritën nga 1200 në mes të majit dhe gushtit në 86.413 dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Në të kundërt, numri i oficerëve të burgjeve po bie nga viti në vit.

Rreth 24.5 për qind e të burgosurve që mbahen në vende të mbushura sipas raportit 2016/17 të Shërbimit Kombëtar të Menaxhimit të Kundërvajtësve, gjithashtu janë të dëshpëruar. Në nëntor 2016, një raport i Howard League tregoi se vetëvrasjet në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar kishin arritur një nivel të lartë të të gjitha kohërave. Shumë oficerë të burgut flasin për probleme të rrënjosura të drogës etj. Mbi nëntë për qind e testeve të rastësishme të drogës në vitin 2016 ishin pozitive.

Si përgjigje  përfaqësuesit e bamirësisë  po bëjnë thirrje për ndryshim. Fjala “ndëshkim” u hoq nga përkufizimi i parë ligjor në Kodin e Burgjeve dhe Gjykatave. Sipas reformave, burgjet do të kenë një detyrë statutore për të rehabilituar shkelësit e ligjit. Shumë ekspertë po bëjnë thirrje për promovimin e alternativave të tjera në vend të dënimeve me burgim.

Qeveria e Britanisë së Madhe është duke bërë disa përpjekje për të përmirësuar gjërat: ajo është zotuar të krijojë deri në 10,000 vende moderne të burgjeve, që synojnë reduktimin e mbipopullimit dhe krijimin e kushteve të duhura për reforma. U tha se të burgosurit duhet të quhen “burra” në vend të burgosur dhe oficerëve të burgut u kërkohet të trokasin para se të hyjnë në qelitë e tyre, të cilat do të njihen si “dhoma”.

Organizatat bamirëse kanë një histori suksesi kur bëhet fjalë për rehabilitimin e të burgosurve. Rreth 28 për qind e projekteve bamirëse kanë ndikuar per mire, krahasuar me 19 për qind të kompanive private, sipas një raporti nga organizata bamirëse “thinktank New Philanthropy Capital”. Në sektorin e drejtësisë penale, bamirësitë shpesh mbushin “boshllëkun” e lënë nga qeveria.

Ben është një nga ish-kriminelët që ka përfituar nga qasja në arsim në burg. Ai këmbëngul se arsimi është çelësi i shuarjes së rikthimit në burg: “Kur bini brenda, ju jeni mësuar me Instagram, Facebook, Twitter. Forma më e mirë e argëtimit në burg është një TV dhe një PlayStation, nëse jeni me fat. Je i mërzitur. Je i dehur. Angazhimi në arsim, ju bën ngazëllyer për diçka”.

Guvernatorët e burgjeve do të jenë përgjegjës për rehabilitimin e të burgosurve dhe të kenë më shumë kontroll se si burgjet përpiqen të ndihmojnë të burgosurit. Në vitin 201, në burg ishin 120 të burgosur vetë shkaktar të vdekjes. Shumë të burgosur kanë probleme të shëndetit mendor, por qasja në këshillim dhe forma të tjera të mbështetjes emocionale kërkon disa muaj dhe për këtë ka ankesa si pasojë e rradhëve të gjata.

Kështu që Habib zhvilloi Skemën e Mirëqenies Emocionale. Trajnon të burgosurit si mentorë të cilët pastaj janë në gjendje të ofrojnë këshillime për të burgosurit e tjerë në rrezik vetëvrasjeje. Habib punoi me një këshilltar burgu për të krijuar skemën, e cila tani ka më shumë se 12 mentorë. Ato mund të njihen lehtësisht në burg nga uniformat e tyre të zbukuruara dhe mund të ndihmojnë në çdo kohë. Morwenna Bennallick, e cila ka kryer kërkime në PhD thotë: “Burgjet po ballafaqohen me mungesa të stafit, përdorimi i aftësive dhe angazhimi i të burgosurve si Habib është ajo që duhet bërë. Skema e Mirëqenies Emocionale tregon se ndryshimet janë të mundshme kur të burgosurve u jepet hapësirë ​​që të jenë anëtarë aktivë të një komuniteti “.

 

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.