Matina Cobo: Ushqimet fast-food mund të shkaktojnë depresion
Ushqimet e fast food bëjnë pjesë në vaktet e përditshme të një pjese të mirë të njerëzve, të cilët pa e ditur janë duke mbajtur një dietë të varfër dhe të ç’ekuilibruar, që sjell probleme dhe rreziqe për mirëqenien në përgjithësi dhe shëndetin në veçanti. Kjo lloj ushqyerje jo e ekuilibruar sjell mungesë të lëndëve ushqyese me efekte të padëshirueshme për shëndetin e organizmit tonë. Në një intervistë për portalin pozitivi.org nutricionistja Matina Cobo tregon se sa i dëmshëm është për shëndetin e njeriut konsumimi i ushqimeve fast food.
Sa të rrezikshme janë për shëndetin konsumimi i ushqimeve në fast-food, cilat janë efektet negative?
Ushqimet fast food janë të rrezikshme për trupin tonë sepse përmbajnë shumë kalori. Kaloritë shpesh quhen boshe, pasi përmbajnë një sasi të lartë karbohidrate, të brumerave dhe të yndyrnave trans ose shumë të saturuara. Ato mund të përmbajnë gjithashtu dhe një sasi shumë të lartë të kripës e cila është e pashëndetshme për sistemin kadio sepse rrit tensionin e gjakut. Nga ana tjetër këto kalori boshe që vijnë kryesisht nga sheqernat e rrisin menjëherë nivelin e sheqerit në gjak dhe ky nivel bie shpejt pas vaktit që ju bën të ndiheni të uritur shpejt pas konsumimit të një fast food-i. Ndërsa yndyrnat trans janë yndyrna që përdoren për skuqje për të cilat nuk kemi garanci se ne sa cikle gatimi ato janë përdorur. Kjo lloj yndyre rrit inflamacionin, trash muret e gjakut dhe predispozon formimin e dhjamit.
A mund të shkaktojnë ushqimet e shpejta depresion?
Ushqimet e shpejta mund të shkaktojnë depresion sepse duke qenë se shkaktojnë ‘insuline spikes’ pra luhatje të sheqerit në gjak , ngritjet dhe uljet e tij te shpejta, ndryshojnë shumë edhe hormonet e tjera, përfshirë këtu serotoninen që është hormoni i lumturisë. Studimet tregojnë që njerëzit që konsumojnë ushqim të shëndetshëm janë më të lumtur në afatgjatë sesa njerëzit që preferojnë me shumë fast food te të cilet rritja e serotonines është momentale pas vaktit dhe bie menjëhere pas tij.
Më çfarë mund ti zëvendësojmë ushqimet e fast-food edhe kur duam të konsumojmë një vakt të shpejtë por të shëndetshëm?
Fatmiresisht sot ekzistojne shumë opsione të shëndetshme që mund ti gjejme dhe jashtë. Gjithsesi të gjithë besoj mund të marrim ushqim nga shtëpia kur ne gjendemi jashtë ose përpiquni të gjeni opsione sa më të shëndetshme si kos, tërshere, sallatra, sanduice të shendetshme, lëngje frutash ose gatime të tjera të shëndetshme.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.