Gorilla e varur nga celularët, vizitorëve iu ndalohen fotografitë
21/04/2022 Shpërndaje

Gorilla e varur nga celularët, vizitorëve iu ndalohen fotografitë

Kopshti Zoologjik në Cikago i ndalon vizitorët e tij që të kenë telefona celularë pranë gorillës Amare, pasi sipas kujdestarëve kafsha është bërë e varur nga këto aparatura dhe një gjë e tillë e ndalon të zhvillohet dhe të jetojë normalisht

Rojet e kopshtit zoologjik të Linkoln Park në Çikago janë detyruar të marrin masa për të menaxhuar vizitat për Amare, një grillë që kohët e fundit shfaqej shumë e interesuar ndaj teknologjisë. Aq sa kohët e fundit u sulmua nga një gorillë tjetër, pasi ishte shumë e impenjuar duke parë një celular. Në këtë mënyrë kujdestarët e saj kanë krijuar një zonë sigurie për të mbajtur larg celularët e vizitorëve.

Gorilla hutohej shumë nga vizitorët që i afroheshin me celularë për ta fotografuar dhe i tregonin video. Tashëm vizitorët  mund ta shohin vetëm nga larg. Kujdestarët e kopshtit zoologjik shpjeguan se ky pasion jo normal i gorillës i ndalonin të jetonte normalisht dhe të rritej e të zhvillohej në mënyrë të ekuilibruar.

Me rritjen e përdorimit të teknologjive të reja kanë dalë zëra që sugjerojnë abuzimin e mundshëm apo varësinë ndaj tyre, sidomos nga grupe të caktuara të popullsisë. Një nga këta grupe janë të rinjtë dhe adoleshentët, të cilët gjithnjë zotërojnë teknologji, të tilla si telefonat apo kompjuterat.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.