2 figurat e çmuara të ansamblit dekorohen me medaljen Nderi i Kombit
2 prej figurave të çmuara të Ansamblit të Këngëve e Valleve Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu, janë dekoruar me medaljen Nderi i Kombit, ditën e sotme nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu u nderuan me këtë titull, mëse të merituar, për kontributin që kanë dhënë gjithë këto vite në skenën shqiptare.
Mes emocionesh, Çeliku ndërsa mori medaljen ka thënë dy fjalë falenderimi në shenjë mirënjohje për këtë çmim. “Falenderoj në radhë të parë Presidentin meta për këtë dekoratë, për këtë madhështi kaq të madhe që unë besoj që është një gjë shumë e vlefshme jo vetëm për mua por gjithë kolektivin”.
Gjithashtu edhe Cingu është ndjerë e vlerësuar me këtë çmim ndaj ia dedikon edhe koreografëve që e kanë ndihmuar të ngjitet hap pas hapi. “Faleminderit Zotit Meta për këtë vlerësim që na bëri sot. Nuk është kollaj të bëhesh nderi i një kombi por puna të bën, pa koreografët ne s’do ishim asgjë në skenë, ia dedikoj atyre. Një falenderim më i madh i shkon edhe kolektivit tonë, një ansambël që ka bërë epokë në skenat shqiptare”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
