15 vjeçari i talentuar që krenon familjen: Të ardhmen e shoh larg Shqipërisë
15 vjeçari Kostandin Drizari është nga Elbasani dhe jeton në konvikt në Durrës për të ndjekur shkollën e sportit. Prej 8 vitesh merret me sport dhe së fundmi gjimnazi Kombëtar Sportiv e nderoi me çmimin ekipi më i mirë.

Ka zgjedhur të studiojë në një gjimnaz sporti sepse ka ëndërruar gjithmonë të bëhej futbollist. Një ditë mendon se ai do të jetë gjenerata e re që do të pushtojë ekranet kur bëhet fjalë për sport. Gjatë ditës stërvitet 2 deri në 3 orë. Të ardhmen në futboll nuk e sheh në Shqipëri por jashtë vendit. Futbollisti që e inspiron është mbrojtësi i talentuar Vandil. 3 tiparet që e bëjnë të veçantë nga tjerët, futbollistin e ri janë sinqeriteti, vullneti dhe pasioni.

Talentet e reja në Shqipëri nuk mbështeten thotë Kostandini. Prandaj rrugëtimin e tij e sheh të vështrië. Ai aspiron që studimet e larta ti kryejë jashtë vendit. Edhe pse është vetëm 15 vjeç ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme, ku ka arritur rezultate të shkëlqyera. Babai, mbështetësi më i madh dhe familja janë krenarë për të, për kaq sa ka arritur deri më tani. Ai mendon se një ardhme më e ndritur e pret përpara.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
