12 ditë luftë për mbjetesë, ukrainasit kalojnë në urën e shembur për t’i shpëtuar bombave
07/03/2022 Shpërndaje

12 ditë luftë për mbjetesë, ukrainasit kalojnë në urën e shembur për t’i shpëtuar bombave

12 ditë luftë për mbijetesë në Ukrainë. Pamjet nga lufta po bëjnë xhiron e botës. Në një prej tyre shihen trupat ushtarakë ukrainas po ndihmojnë civilët që duan të largohen nga vendi, të kalojnë urën e shembur ndërsa ushtria ruse po përparon drejt qyteteve kryesore.

Më ditën e 12-të të konfliktit luftimet janë intensifikuar me shpërthime të vazhdueshme të dëgjuara në qytetin e Irpin. Irpin ndodhet rreth 12 milje në veriperëndim të Kievit dhe pranë aeroportit Hostomel.

Më shumë se 12 mijë persona kanë arritur të largohen deri më tani. Përmbledhje e ditës: Rusia do të ndalë sulmet në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës për të lejuar civilët të largohen, sipas mediave shtetërore ruse.

Njerëzve në Kiev do t’u ofrohet kalim i sigurt në aleatin e Rusisë, Bjellorusi, ndërsa ata në Kharkiv do të kenë një korridor që të çon vetëm në Rusi. Kjo vjen pas dështimit të dy përpjekjeve për armëpushim në qytetin jugor të Mariupol gjatë fundjavës.

Katër persona, përfshirë një grua dhe dy fëmijë u vranë nga sulmet gjatë kohës që banorët po tentonin të largoheshin nga Irpin, qytet pranë Kievit gjatë ditës së sotme.

Pas sulmit, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për vrasjen e civilëve. Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë në 13 vjet për shkak të krizës. Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes paralajmërojnë se Rusia po përgatitet të nisë një sulm të gjithanshëm në Kiev.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.