10 dhjetori dita e të drejtave të njeriut, standartet universale
Njeriu për vite me rradhë ka vuajtur, duke mos iu respektuar asnjë e drejtë themelore. Para disa 27 vitesh Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, duke vendosur standarte të respektimit të të drejtave të njeriut për popujt në mbarë botën.
Që nga 10 dhjetori i vitit 1990 deri më sot, të drejtat e njeriut vazhdimisht janë mbrojtur nga institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat ruajnë dhe mbrojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut. Kjo deklaratë e Asamblesë së Përgjithshme u konsiderua si ideal, që duhet të arrihej nga të gjitha kombet për vite me rradhë pak ga pak, me përpjekjen e të gjithëve.
Çdo individ, çdo organizëm shoqëror, çdo shtet duhet ta shpërndante dhe të mundësonte ruajtjen dhe respektimin e këtyre të drejtave në komunitetin dhe kombin ku jetojnë, me anë të edukimit, masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.
Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut ; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut ; të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Një pjesë nga Deklaratën Universale e të Drejtave të Njeriut:
Mbasi njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë;
mbasi mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu;
mbasi është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t’i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes;
mbasi është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve; mbasi popujt e Kombeve të Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe barazinë midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosën që të nxitin përparimin shoqëror dhe të përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë;
mbasi shtetet anëtare u detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore; mbasi kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm për realizimin e plotë të këtij detyrimi;
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
