Që nga viti 1974, çdo të dielë ky mjek dhe ekipi i tij trajtojnë 700-1200 pacientë pa kosto
06/11/2018 Shpërndaje

Që nga viti 1974, çdo të dielë ky mjek dhe ekipi i tij trajtojnë 700-1200 pacientë pa kosto

Dr. Ramana Rao ka ofruar shërbime të kujdesit shëndetësor falas për të varfërit për 44 vitet e fundit nëpërmjet klinikës së tij në Bangalore të Indisë.

Dr. Rao hapi klinikën e në vitin 1974 dhe ofron shërbim të dielave. Kur filloi, pati vetëm një grusht njerëz në ditë. Tani, njerëzit rreshtohen që natën e shtunë. “Çdo të diel, numri i pacientëve varion nga 700 në 1200”, tha Dr. Rao për The Logical Indian.

Për t’u siguruar që çdo pacient është parë, Dr Rao ka një ekip prej 35 personash, ku përfshihet edhe gruaja dhe dy djemtë (të cilët janë gjithashtu mjekë), dhjetë dentistë, gjashtë infermierë dhe një specialist i lëkurës. Disa nga stafi në klinikë janë ish-pacientë të Dr Rao.

“Unë erdha këtu për herë të parë tetë vjet më parë me nënën time. Fillova si vullnetar shtatë vjet më heret, sepse isha i impresionuar dhe doja të ndihmoja”, thotë vullnetari Baba Jan.

Megjithëse kostoja e shërbimeve mjekësore është përshkallëzuar, kryesisht kostoja e barnave, nuk ka qenë një pengesë për Dr. Rao.

Klinika financohet kryesisht nga donacionet e dhuruara përmes Milaap, adresë interneti në Indi. Fondet e ngritura përdoren për të blerë ilaçe, injektues dhe injeksione për klinikën. Që nga hapja  e klinikes në vitin 1974, Dr. Rao dhe ekipi i tij kanë marrë përsipër më shumë se 2 milionë pacientë, pa kosto.

“Arsyeja që u bëra mjeku ishte t’i shërbeja komunitetit tim”, thotë Dr Rao. “Klinika e fshatit, të dielën është e përkushtuar për të ndihmuar atë pjesë të shoqërisë që nuk kanë mjete ose qasje në kujdes shëndetësor cilësor”, shton Rao.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.