Andi, talenti shqiptar në futbollin zviceran krahasohet me Xherdan Shaqirin
16/09/2019 Shpërndaje

Andi, talenti shqiptar në futbollin zviceran krahasohet me Xherdan Shaqirin

Futbollisti shqiptar Andi Zeqiri është vlerësuar për talentin e tij në futboll edhe nga skuadra të njohura evropiane. Për Zeqirin janë të interesuara shumë skuadra evropiane. Ai ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Zvicrës U17 dhe U19.

Ai është vetëm 20-vjeç, por me paraqitjet e tij ka arritur të njihet si lojtar i suksesshëm.

Shumë futbollistë shqiptarë luajnë në futbollin zviceran, duke qenë vendimtar në skuadrat e tyre.

Një prej tyre është edhe Andi Zeqiri, i cili luan për Lausannen. Ndonëse nuk ka shumë vite në futboll është krahasuar me yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri. Jo vetëm për këtë fakt por edhe prej talentit që ka e ardhmja e tij në fushën e blertë është premtuese.

Në ndeshjen e fundit për Kupën e Zvicrës, Zeqiri shënoi një gol të bukur, ku skuadra e tij triumfoi 3:0, duke kaluar në rrethin e ardhshëm të Kupës së Zvicrës.

Zeqiri mbahet mend pasi debutoi në futbollin zviceran si 16-vjeçar, duke luajtur për Lausannen, derisa për një vit ishte i huazuar në Juventus, por prapë u kthye në Lausanne.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.