Zyrtari bëhet hero për fëmijët e lagjes, luan me vajzat që ‘kishin frikë nga policët’
23/02/2019 Shpërndaje

 Zyrtari bëhet hero për fëmijët e lagjes, luan me vajzat që ‘kishin frikë nga policët’

 

Zyrtari i policisë C.B. Fleming nuk mund të vrapojë nëpër qytet i veshur me një pelerinë dhe maskë, por fëmijët e lagjes e quajnë atë Batman.

Zyrtari 42-vjeçar i policisë është i famshëm në South Hill, Virxhinia. Atij i kanë vënë pseudonimin e të dashurit pasi kaloi një pasdite duke bërë që një grup fëmijësh ndiheshin të sigurt pas një rrjedhje gazi.

Fleming ishte një nga anëtarët e ekuipazhit të emergjencës që mbërriti në shtëpinë e një familje në përgjigje të thirrjes së tyre. Pasi shtëpia u vlerësua e sigurt, ai filloi të bisedonte me të zonjën e shtëpisë.

Ndërsa bisedonin, nëna 28-vjeçare i përmendi zyrtarit të policisë se vajza, mbesa dhe fëmijët e tjerë të lagjes kishin frikë nga policët.

Ajo u habit kur pak pas bisedës së tyre, polici u shtri në bar, që të luante me fëmijët. Jo vetëm kaq, fëmijët ishin të lumtur që kishin një shok tjetër, pavarësisht uniformës së tij.

Në këto momente ajo mori telefonin dhe bëri një video të shpejtë të këtij momenti të bukur. Që pasi u pulikua në Facebook, është parë mijëra herë nga njerëzit.

Përveç faktit që ka qenë babai i katër fëmijëve biologjikë dhe dy fëmijëve të adoptuar, Fleming, zyrtari i policisë ka punuar në Departamentin e Policisë South Hill në Virxhinia për 15 vitet e fundit dhe thotë se gjithmonë ka synuar të jetë një pjesë pozitive e komunitetit.

“Kjo është diçka që jam përpjekur ta bëj gjithmonë”, tha Fleming për WTVR, përsa i përket sjelljes me fëmijët. “Kur hyra në këtë punë, e dija se kishte diçka ndryshe, përveçse të shkruaja gjoba dhe të isha person i keq gjatë gjithë kohës. Kam menduar se mund të jem një pikë e ndritshme në ditët e dikujt, kjo ka rëndësi “.

Sjellja e tij të fundit me fëmijët dhe si i bëri të ndihen, tregon se ka pasur sukses në këtë mision.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.