Zhvillohet takimi i dytë me gazetarët e rinj
03/12/2018 Shpërndaje

Zhvillohet takimi i dytë me gazetarët e rinj

Në zbatim të projektit të pozitivi.org për trajnimin e gazetarëve të rinj në zhvillimin e gazetarisë konstruktive, Infinit Plus realizon takimin e rradhës me studentë në vitin e dytë master shkencor në degën Gazetari dhe Marrëdhënie Publike në Universitein Bedër.

Studentët pasi u njohën me mundësitë e këtij trajnimi për t’i udhëzuar me disa hapa drejt gazetarisë konstruktive shfaqën interes duke ngritur pyetje sa i përket asaj që u shpjegua, dhe se si do vijojë më tej zbatimi i këtij projekti dhe si mund të angazhohen.

Pozitivi.org është një projekt që synon ta zhvillojë më tej gazetarinë konstruktive dhe pozitive duke trajnuar gazetarët e rinj dhe duke u dhënë mundësi gazetarëve atyre të zhvillojnë histori dhe lajme të kësaj natyre.

Ideja që vjen pas gazetarit konstruktiv është ta tregojë historinë duke i dhënë më shumë sfond, raportime të sakta dhe të plota në të gjitha dimensionet, në mënyrë që lexuesit të jenë më në gjendje të krijojnë një pamje realiste të botës.

Si fillim të rinjtë gjatë trajnimeve janë orientuar drejt rregullave që duhet të ndjekin për t’i vënë ata më pas në zbatim me shkrimet që do bëjnë një hapësirë të posaçme te pozitivi.org.

© 2018 – 2019, Pozitivi. All rights reserved.