Kanionet e Osumit, destinacioni i duhur për aventurën rafting
29/08/2022 Shpërndaje

Kanionet e Osumit, destinacioni i duhur për aventurën rafting

Kanionet e Osumit të gëlltisin brenda tyre dhe ti bëhesh pjesë e aventurës. Rafting të jep mundësinë të udhëtosh dhe të eksplorosh natyrën. Kanionet e Osumit, kanë një gjatësi prej 26 km dhe ndodhen 450 m mbi nivelin e detit. Mendohet se ato janë formuar 2-3 milionë vite më parë nga erozioni i ujit që depërton thellë në tokë. Përgjatë gjithë grykës ka mjaft kalime nëntokësore dhe shpella të paeksploruara. Randi Sylari udhëheqës i guidave në kanionet e Osumit, zbulon për pozitivi. org magjinë e këtij vendi.

Kanioni i Osumit është kanioni më i madh lumor në Shqipëri dhe vitet e fundit fal praktikimit të rafting, është kthyer në një nga pikat kryesor të turizmit aventuror duke tërhequr vizitorë vendas, por edhe turistë të huaj, si ka qënë kjo verë sa i përket numrit të turistëve?

Numri i turistëve ka qënë jashtëzakonisht shumë i mirë. Një pritshmëri kjo që në muajit e parë të verës. Kishte dyshime për rënie të prurjeve të huaja por që me ardhjen e muajit korrik dhe gusht pati një dyndje të madhe në cdo pjesë të turizmit si kulturor artistik por dhe natyror. Fakti që kanioni në cdo periudhë të vitit të ofron mundësi për Aventura. Vera të ofron mundesin e eksplorimit të kanioni si brenda por edhe jashtë nga sipër plus dhe në të dyja pjesët. Pjesën e parë dhe pjesën e dytë të kanionit pika kulminante në pjesën e rafting. Kjo bëhet mes vjeshte, fillim dimri dhe në pranverë që  shkrin dëbora ka pak reshje. Niveli ujit është mëse i mjaftueshëm për eksperiencen e pagarueshme të rafting duke pasur parasysh gjithë këto aktivitete dhe cdo një prej tyre është vlerësuar maksimalisht nga tregu i huaj. Por dhe nga vetë turistët reklama më e madhe ka ardhur nga ata duke mos harruar këtu mundin dhe sakrificat e njerëzve që punojnë pafund për ti bërë këto eksperienca edhe më të paharrueshme. Numri i turistave sa ka ardhur dhe është shtuar gjithënjë e më shumë për shkak arsyeve të lartpërmëndura. Në fund të ditës është kanioni i Osumit është një nga atraksionet më të vizituara dhe të vlerësuara në Shqipëri.

Rafting në kanionet e Osumit është një adrenalinë në vetë, cfarë të ofron ky vend teksa bën rafting?

Kënaqsia më e madhe që merr nga eksperienca me rafting është adrenalina si dhe ndjesia e të jetuarit brenda asaj bukurie të jashtëzakonshme që të jep kanioni i Osumit.

Cfarë të vecante kanë kanionet e Osumit?

Kanionet në dallim nga shumë vende të tjera në Shqipëri është ende një pasuri e pa prekur nga dora njeriut. Me këtë dua të them që pavarësisht se vizitorët të huaj dhe vendas janë të shumtë kanioni ka ngelur po i njëjtë nga natyra dhe është për tu përshëndetur që njerëzit e zonës janë shumë protektiv por dhe vizitorët janë shumë të kujdesshëm.

Mbi një gomone, duke lundruar në një lumë të rrëmbyeshëm është kjo e gjithë aventura që përjetohet në këtë vend, po kur është periudha më e përshtatshme për ta vizituar si vend?

Periudha më e përshtatshme është gjithmonë përvec se muajit dhjetor, janar sepse është ftohtë por në varësi të cfarë do të bësh të esplorosh kanioni vizitohet verës nëse do të bësh rafting pranvera dhe vjeshta janë përfekte.

Cila është lidhja e juaj me kanionet e Osumit? Dhe në cfarë moshe ke bërë rafting për herë të parë?

Unë jam nga qyteti i Beratit dhe normalisht një nga atraksionet më të bukura të zonës. Padyshim kanioni sado i mahnitshëm nga jashtë është e pakrahasueshme kur e përjeton në thellësi të tij duke bërë rafting. Për herë të parë rafting kam bërë 19 vjec ka qënë një nga eksperiencat me të bukura që mund të përjetosh në vendin tonë ujëvarat, ngushticat, rryma, euforia, frika nga dicka aq madhështore e bëjnë të paharrueshme atë eksperiencë. Grupi i djemve të rafting të cilët janë vërtet profesionist duke e bërë kohën edhe më të bukur sec mund të shpjegohet me fjalë. Është thjesht një mrekulli që rrallë herë e gjen dhe ne e kemi tek pragu i portës.

Për të gjitha ata që se kanë ardhur akoma për të provuar ekspriencë të paharrueshme të rafting, cili do ishte mesazhi yt…

Për gjithë njerëzit të huaj por vecanarisht shqiptar që se kanë përjetuar ndonjëherë këtë eksperiencë duhet ta provojnë. Është e pazevëndësueshëm, nuk ka as krahasim as zevëndesim aventura dhe ndjenjat që përjetoni kur jeni brenda atij kanioni madhështor. Ju bëj ftesë sa është i pastër i paprekur i paprishur është aty mos humbisni mundësin që një ditë mbase sdo jetë më sic e përjetoni sot.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.