Vrasja e 22 vjeçarit, babai i autorit kërkon falje dhe pajtim me familjen e viktimës
11/08/2017 Shpërndaje

Vrasja e 22 vjeçarit, babai i autorit kërkon falje dhe pajtim me familjen e viktimës

Si pasojë e një sherri mes disa të rinjsh për 1 karikues telefoni para 3 ditësh në Tiranë, ka mbetur i vrarë 22 vjecari Marvi Mihili.

Ditën e sotme autori i ngjarjes Eugen Bitraj dhe 3 personat e tjera të përfshirë në ngjarje janë paraqitur në gjykatë. Babai i autorit ka folur për herë të parë para kamerave, tepër i pikëlluar ka shprehur ngushëllime familjes dhe kërkon që dikush të futet ndërmjetës për të qetësuar situatën.

Teksa kërkon falje babai i viktimës tha, “I shpreh ngushëllime familjes së 22 vjeçarit. Askush nuk  do  donte të ishte prind i asnjërit në këtë situatë. Fëmijët thonë bobobo çfarë ka ndodhur. Por u bë tashmë. Situata është e nxehtë për të komunikuar me familjen e viktimës. Na duhet një ndërmjetës. Nuk kemi patur mundësi t’i takojmë. Jemi në kërkim të gjejmë një mik të përbashkët që të qetësojë situatën”.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.