Violinisti i shquar shqiptar organizon koncert bamirësie në Vjenë për të prekurit nga tërmeti
19/12/2019 Shpërndaje

Violinisti i shquar shqiptar organizon koncert bamirësie në Vjenë për të prekurit nga tërmeti

Violinisti i shquar shqiptar Shkëlzen Doli është solidarzuar me fatkeqësinë e 26 nëntorit që shkakoi tërmeti 6.4 ballë në Shqipëri, i cili mori jetën e 51 personave nën rrënojat e banesave të shembura. Në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti Doli së bashku me anëtarë të Filharmonisë së Vjenës do të organizojë një koncert bamirësie më 30 dhjetor në Ehrbar Saal në Vjenë.

Donacioni nga biletat fillon minimalisht prej 30 dhe 50 euro për person, të cilat do të shkojnë për familjet që sot kanë mbetur pa asgjë. Këtë herë tingujt e violinës së tij do tua kushtojë familjeve të dëmtuara.

Kjo iniciativë bujare dhe solidare e vilinistit shqiptar mori mbështetje të menjëhershme nga trembëdhjetë anëtarët e Filarmonisë së Vjenës, pas ftesës së Dolit. Ata treguan gatishmëri dhe dëshirë për t’i mbështetur njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.