Emocionet e sukseseve të para
24/04/2019 Shpërndaje

Emocionet e sukseseve të para

Muço Boçi u nderua me çmimin lojtari më i mirë nga Shkolla Kombëtare sportive në Durrës gjatë një ceremonie të zhvilluar në kuadër të javës olimpike. Emocionet e çmimeve të para në karrierë janë të mëdha, thotë adoleshenti. 16 vjeçari është marrë intensivisht me sport që në moshë të vogël, kur ishte vetëm 7 vjeç. Tanimë dita ditës po kthehet në një sportist profesionist. Ëndrra e tij më e madhe është të bëhet një ikonë e njohur e sportit në vendin tonë.

Pasioni për këtë profesion i është kultivuar edhe nga familja. Ata e kanë shtyrë në këtë fushë sepse kanë pikasur talentin e tij. Stërvitet fort dhe çdo ditë ndihet më i plotësuar. Me origjinë është nga Delvina por është shpërngulur në Durrës vetëm për të ndjekur ëndrrën e së ardhmes. Largimi nga familja dhe fillimi i një jete të re në Durës, duke jetuar në kushte jo të mira në konvikt ia kanë bërë më të vështirë. Por falë miqve të mirë dhe lidhjes së ngushtë që ka me ekipin e skuadrës, pengesat janë bërë më të padukshme. Shpejtësia, vendosmëria dhe vullneti janë tiparet që e dallojnë nga tjerët.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.