Vetëpunësimi një zgjidhje për të ulur papunësinë në Kashar
Njësia administrative Kashar, ka popullsi sa urbane po aq edhe që i përket hapësirës rurale të qytetit. Kjo zonë ka numrin më të lartë të popullsisë në Tiranë, shumica të ardhur nga fshatra dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë. Papunësia është një nga probemet që prek banorët e kësaj njësie, por disa prej tyre kanë gjetur zgjidhje duke u vetëpunësuar.
Numri i bizneseve private është i madh në këtë hapësirë, sepse është parë si një mënyrë e mirë për të siguruar të ardhmen. Në videon e realizuar në kuadër të projektit “Pushtetari përballë Qytetarit” të implementuar nga Infinit Plusi, 2 banorë tregojnë si kanë hapur bizneset e tyre në këtë zonë dhe vështirësitë që kanë hasur.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
