Vendet ku ndodh ngacmimi seksual: Rruga dhe shkolla më të rrezikshmet
Kur flitet për dhunën ndaj grave dhe vajzave, gjithkujt i shkon mendja te ajo fizike. Por një nga format më të përhapura në ditët e sotme është dhuna seksuale si dhe ngacmimet seksuale.
Sipas një raporti “Vrojtimi Kombëtar për Dhunën ndaj Grave dhe Vajzave” i realizuar në Shqipëri, ku morën pjesë 3.443 familje (VKDhNGV) shumica e rasteve të ngacmimit seksual kishin ndodhur në rrugë/rrugica (82,9%), të ndjekura nga shkollat (42,3%).
Ngacmimet seksuale ndodhin në ambiente të ndryshme, në vendin e punës, në makina dhe autobusë, në bare e restorante apo në dete liqene e lumenj. Vendi ku ka ndodhur ndryshon sipas llojit të ngacmimit seksual.
Sipas rezultateve të studimit në pazare/dyqane ndodhin (38,3%), në shtëpinë e gruas (29,1%), në vendin e punës (25,8%), në makina, autobusë dhe në mjete të tjera transporti (19,9%), bare, restorante dhe/ose në disko/klube (17,5%), në shtëpinë e dikujt tjetër (15,7%), nëpër ara apo në ambiente natyrore (14,4%), dhe në det, liqen, lumë apo në ndonjë ambient tjetër ujor (13,5%). Vetëm 1,2% e grave kishin përjetuar ngacmim seksual në shtëpinë e një dhunuesi.
Autorët e ngacmimeve seksuale në të gjitha rastet rezultojnë të jenë më shumë të pnajohurit. Gratë raportuan se rreth 79,3% e autorëve kishin qenë të panjohur dhe 51,2% miq/të njohur që kishin kryer shumicën e incidenteve të ngacmimit seksual, të ndjekur nga fqinjët (33,4%) dhe shokët e klasës/shkollës (32,6%).
Ishin shumë më të pakta, vetëm disa gra, që identifikuan si ngacmuesit seksualë të tyre të afërm ose pjesëtarë të familjes (16,8%), shokë pune (13,8%) dhe të dashurit aktualë ose të dikurshëm (10,1%). Një përqind apo më pak identifikuan si ngacmuesit seksualë të tyre punëdhënësit, mësuesit, policë/ushtarë dhe udhëheqës të komunitetit.
Asnjë grua nuk identifikoi ndonjë udhëheqës fetar si autor të ndonjë ngacmimi seksual. Autorët e ngacmimit seksual ndryshojnë sipas llojit të ngacmimit seksual. PËRNDJEKJA Sikundër dhuna në familje nga partneri intim, edhe përndjekja është një krim pushteti dhe kontrolli. Përndjekja është “një rrugë sjellje e drejtuar ndaj një 12% e grave kishin përjetuar ngacmim seksual në shtëpinë e një dhunuesi Dhuna ndaj Grave dhe Vajzave në Shqipëri 23 personi të caktuar që përfshin afërsi të përsëritur (dy apo më shumë herë) vizuale apo fizike, komunikim jo konsensual, të njëanshëm, apo verbal, kërcënime të nënkuptuara, apo kombinimin e të gjithave, që mund t’i shkaktojë frikë një personi të arsyeshëm”.
Sjellja e përndjekësit mund të përfshijë modele të vazhdueshme të lënies apo dërgimit të artikujve apo dhuratave të padëshiruara viktimës, të cilat mund të jenë në dukje romantike deri në të çuditshme, ndjekjen pas apo qëndrime në pritje të viktimës, dëmtimin apo kërcënimin për dëmtim të pronës së viktimës, përgojimin e karakterit të viktimës, apo ngacmimin e viktimës përmes internetit, duke postuar informacion personal rreth saj, apo përhapjes së thashethemeve për viktimën.
Të dhënat janë publikuar nga raporti i realizuar nga Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Entitetit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women) me mbështetjen financiare të UN Women, të qeverisë së Australisë dhe qeverisë së Suedisë. #UNFPA Albania
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
