Dentistët pa punë, shkencëtarët kanë gjetur një lloj ilaçi që riparon dhëmbët
Mbushjet e dhëmbëve, një rutinë që ne të gjithë ndoshta e urrejmë së shpejti mund të jetë pjesë e historisë!
Një zbulim i ri rreth një lloj ilaci të quajtur Tideglusib mund të zëvendësojë mbushjet për riparimin e zgavrës. Zhvilluar dhe provuar për të trajtuar sëmundjen Alzheimer, ilaci gjithashtu promovon mekanizmin e rigjenerimit të dhëmbëve natyralisht, duke lejuar dhëmbin të riparojë dëmtimet dhe shërojë veten. Tideglusib punon duke stimuluar qelizat staminale në pulpën e dhëmbëve, duke nxitur zonën e dëmtuar për rigjenerimin e materialit që përbën shumicën e një dhëmbi. Dhëmbët mund të rigjenerojnë natyrisht dentinën pa ndonjë ndihmë, por vetëm nën rrethana të caktuara.
Profesori i Institutit Dentar të Londrës Paul Sharpe nga King’s College në Londër, i cili është gjithashtu autori kryesor, tha: “Thjeshtësia e qasjes sonë e bën atë ideale si një produkt dentar klinik për trajtimin natyral të dëmtimeve të mëdha të dhëmbëve, duke siguruar mbrojtje dhe restaurimin e dentinës. Përveç kësaj, përdorimi i ketij ilaci që tashmë është testuar në sprovat klinike për sëmundjen Alzheimer ofron një mundësi reale për të marrë këtë trajtim dentar shpejt në klinika”.
Në një intervistë me Guardian tha: “Dhëmbi nuk është vetëm një gur gëlqeror, ka fiziologjinë e vet”. Ju jeni duke zëvendësuar një ind të gjallë me një çimento inerte. Mbushjet funksionojnë mirë, por nëse dhëmbi mund të riparojë vetveten, me siguri kjo është mënyra më e mirë. Ju jeni duke restauruar të gjithë vitalitetin e dhëmbit”.
Procesi në vetvete është shumë i ngjashëm me mbushjen normale të zgavrës, por në vend të futjes së një mbushësi artificial, mjekët inkurajojnë rritjen e dentinës natyrale, duke sjellë në dhëmbë më të shëndetshëm në një afat të gjatë.
Biologu i qelizave orale, Ben Scheven nga Universiteti i Birminghamit në Britani, i cili nuk është i përfshirë në studim, tha në një intervistë me The Guardian: “Stomatologjia nuk është vetëm për mbushjen dhe shpimin, por edhe për mbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm”. Ka ndoshta një rrugë te gjatë për të shkuar derisa kjo të jetë e disponueshme për të gjithë ne në zyrën tonë të dentistëve, por studiuesit janë të vendosur të ofrojnë kujdes më të lehtë dhe më pak të dhimbshëm për të gjithë ne!
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
