Vëllezërit shqiptarë arrijnë sukses në Britaninë e Madhe dhe gjithë botën
Falë guximit dhe punës së palodhur shqptarët ia kanë dalë pothuajse gjithmonë, në çdo vend që kanë emigruar. Një pjesë e madhe e shqiptarëve janë në vendi si Italia, Greqia por nuk mungojnë as në Britaninë e Madhe.
Kydo që ndodhen ata janë të suksesshëm në fusha të ndryshme. Një shembull seksesi është ai i dy vëllezërve nga Kosova. Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Grajçevci, ka treguar si një shembull suksesin e vëllezërive Gazmend dhe Bujar Muharremi, të cilët janë lider në dizajnimin dhe punimin e motoçikletave në gjithë botën, për stilin e veçantë.
“E vizitova punishten e kompanisë “Autofabrica” të vëllezërve Muharremi, Gazmendit dhe Bujarit, në Southend on Sea, Essex, një tjetër rrëfim suksesi i komunitetit tonë në Britani të Madhe”, shkruan Grajçevci. Suksesi dhe puna e tyre është vlerësuar dhe paraqitur në revista për motoçikleta në Britani, Zvicër, Gjermani, Japoni dhe në vende të tjera të botës. Ata gjithashtu janë vlerëzuar dhe paraqitur dhe në revistën e njohur amerikane Vanity Fair.
E gjitha nuk mbaron me kaq, 2 vëllezërit kanë marrë pjesë dhe në reklamën e kompanisë globale Microsoft, e cila është duke u transmetuar gjithandej nëpër botë. Ka krenari më të madhe se kur shikon që shqiptarët vlerësohen dhe merren shembull nga vende të ndryshme të botës për punën e tyre.
.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
