Vdiqën në Grenfell Tower, historia e 2 të rinjve shndërrohet në përrallë
16/05/2018 Shpërndaje

Vdiqën në Grenfell Tower, historia e 2 të rinjve shndërrohet në përrallë

Kur Marco dhe Gloria vdiqën në zjarrin që ra në kullën Grenfell, familja e transformoi tregimin e tyre në një përrallë të bukur, këtë herë me një fund të lumtur.

Marco dhe Gloria, është çifti që ka vdekur në zjarrin e  rënë në Grenfell Tower në Londër qershorin e kaluar. Tani ata janë shndërruar në karaktere përrallash. Një ditë mamaja e markos filloi të mendonte sa i ka dashur djali i saj përrallat. Kështu që shkroi vetë një përrallë bazuar në jetën e tyre. Në të Marko dhe Gloria janë fëmijë të lumtur, të cilët rriten për t’u bërë studentë arkitekture.

Ata u njohën dhe u dashuruan. Të dy shkojnë në një vend të largët, në katin e fundit të një kulle të lartë.  Apartamenti i tyre ishte shumë i bukur dhe i ngrohtë. Kur miqtë e tyre e vizitonin ata s’donin të largoheshin. Të dy bënin gjithçka së bashku dhe e donin njëri-tjetrin shumë.

Libri i tyre është realizuar nga familja dhe miqtë. Shoqja e fëmijërisë së Markos bëri vizatimet. Ndryshe nga historia në jetën reale, në libër historia e çiftit ka fund të lumtur. Mamaja e djalit rrefen gjatë intervistës  për BBC se s’ka fjalë për ta përshkruar dhimbjen që ndjen për humbjen e djalit. “Unë si nënë do doja të më kishte ndodhur dhe mua, sepse nëse janë 24 orë në ditë unë vuaj 25”.

Më tej në libër historia vazhdon kështu: “Një natë një dragua i keq, ziliqar për lumturinë e tyre i rrëmben larg. Por djali shndërrohet në një kalorës të guximshëm, mposht dragoin dhe largohet me princeshën e tij”, raporton  BBC, transmeton pozitivi.org. Ndërkaq e ëma e Markos thotë se “çdo nënë që ka humbur një fëmijë, do t’i sugjeroja të bëjë diçka. Ajo mund të na ndihmojë ne të përballemi me dhimbjen torturuese”.

Ndërsa babai i te ndjerit thotë se librin e kanë bërë që ti kujtojnë fëmijët. Reagimet ndaj librit kanë qenë të jashtëzakonshme. Ai është përkthyer në gjuhën angleze dhe mendohet të dalë në disa shkolla në Londër. Mamaja e Markos shpreson se kjo do të bëjë që blloqet e kullës të jenë më të sigurta në të ardhmen. Gjithashtu ka dhe një tjetër shpresë… “Me këtë libër unë dua të tregoj sesi dy njerëz të thjeshtë mund t’i lënë një kujtim të bukur botës”.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.