Xhaxhai i pastrehë frymëzon nipin, “Mesazhet e Mrekullisë” ribashkojnë mijëra familje
Sipas Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ka rreth 100 milion njerëz të pastrehë në mbarë botën. Këto statistika janë tepër befasuese duke pasur parasysh sa të pasura janë disa vende të botës. Edhe në Shqipëri çdo ditë shohim të pastrehë që flenë në rrugë, lulishte, stola apo ku t’i zërë nata. Të pastrehët bëjnë një jetë të vuajtur, shkruan pozitivi. Larg familjes dhe rrethit shoqëror, e kjo ka ardhur për shkak të problemeve si dëbimi, varfëria, probleme shëndetësore dhe mendore e shumë e shumë të tjera. Shifrat janë alarmuese, por duket se përpjekjet për ta ulur këtë numër vazhdojnë.
Në Shqipëri një studim i pregatitur në vitin 2014, nga Programi “Mbështetja e Kombeve të Bashkuara për Përfshirjen Sociale në Shqipëri”(UNSSIA) rendit “Tiranën, Elbasanin, Korçën, Durrësin, Fierin, Vlorën si bashkitë me numrin më të madh të aplikantëve për strehim social dhe Roskovecin, Divjakën, Urën Vajgurore si bashkitë me numrin më të vogël të aplikantëve. Vërejmë se trendi është i njëjtë për bashkitë me numrin më të madh të aplikantëve por ka ndryshim për bashkitë me numrin më vogël të aplikantëve ku kryesojnë Bulqiza, Himara, Kelcyra, Belshi, Skrapari, Maliqi”.
Përveç nismave të Bashkive në vendet dhe qytete përkatëse, ka dhe njerëz që bëjnë mrekulli me të pastrehet. Një nga ata persona është Kevin, nipi i Markut, një i pastrehë që jetoi në rrugë për 30 vjet por kujtohej shpesh për familjen, raporton Pozitivi. Kevin sot, pas vdekjes së xhaxhait ka mundur të krijojë një platformë “Mesazhet e Mrekullisë”, me anë të së cilës ka bashkuar shumë të pastrehë me familjet e tyre. Më poshtë ai ka treguar me detaje mrekullitë që ka bërë dhe si ka mundur të ngrejë një grup vullnetarësh në botë, në ndihmë të njerëzve të pastrehë.
Rrëfimi i Kevin:
Marku ishte xhaxhai im, vëllai i babait tim. Ai ishte anëtari më i kujdesshëm në familje. Kujtohej çdo ditëlindje. Një vit më parë ai vdiq në moshën 50 vjeçar. Për ditëlindje më dha dhuratë një shami shqiponjë. Një dhuratë shumë domethënëse për dikë që emri i fundit do të thotë “shqiponjë” në gjermanisht… e mbi të gjitha që e donte vendin e tij. Marku pësoi gjithashtu skizofreni dhe jetoi në rrugë për 30 vjet. Në nëntor të vitit 2013, për herë të parë që kur kishte vdekur, vizitova varrin e tij në Santa Cruz.
Ashtu si Marku, ka shumë njerëz në rrugë që vuajnë nga sëmundje mendore, ose janë të varur nga droga, ose kanë aftësi të kufizuara. Shumë njerëz kanë probleme, ashtu si të gjithë. Disa fati i ka lënë: janë divorcuar, në borxh, ose me gjendje të keqe shëndetësore. Ata kanë bërë gabime, shanset që kanë pasur thjesht nuk kanë funksionuar. Shumë të pastrehë kanë familje dhe miq që i duan ata por i kane humbur. Ndaj kam vendosur të bëj diçka për këtë.
Fillova “Mesazhet e Mrekullisë” për të rritur ndërgjegjësimin tek të pastrehët, se si të jetojnë në rrugë. Për të pasur ndikim të menjëhershëm në jetën e fqinjëve të pastrehë, kam përdorur teknologjinë duke ndihmuar të pastrehët të shihen si normalisht. Shko pro të pastrehëve ishte versioni i parë, i cili pajis vullnetarët per te pastrehët me kamerat “ShkoPro”. Ky projekt filloi të evoluojë në “Mesazhet e Mrekullisë” kur dëgjova këtë deklaratë nga një i pastrehë i cili thoshte: “Nuk e kuptova kurrë se isha i pastrehë kur humba banesën time, vetëm kur humba familjen dhe miqtë që më mbështetën”.
Të pastrehët janë rritur në numër, mund të jenë si pasojë e gjërave të tilla si dëbimi, shëndeti, dhuna në familje, humbja e punës, sëmundje mendore. Të pastrehët shpesh humbasin kontaktin me familjen dhe miqtë, sepse ndërprerja relacionale është në zemër të të pastrehëve, shkyçja shoqërore është pjesë e përvojës. Mungesa e qasjes së besueshme në internet dhe analfabetizmi digjital i kombinuar me këto barriera emocionale i mbajnë shumë individë të pastrehë të izoluar.
Në dhjetor të vitit 2014, shkova në Market Street në San Francisko për të pyetur njerëz të pastrehë nëse do të donin të dërgojnë një mesazh për një të dashur duke përdorur telefonin tim. Jeffrey tha po. Kam ndarë videon e tij në Facebook, e me pas u bë menjëherë virale, e kështu motra e tij u etiketua brenda 20 minutash. Javë më vonë, Jeffrey u ribashkua me familjen për herë të parë në 22 vjet.
Kjo mrekulli mund të ndodhë përsëri. Më vonë unë tregova historinë e Xhefri dhe i ofrova të gjithë mysafirëve të fondacionit St. Anthony Foundation, mundësinë për të regjistruar mesazhet e tyre të mrekullisë. Kështu takova Johnnyn, i cili regjistroi një video mesazh për familjen e tij. Brenda tre javëve, të katër vëllezërit dhe motrat e tij udhëtuan nga vende të largëta për t’u bashkuar me Johnnyn personalisht për herë të parë në 33 vjet. Johnny ishte zhdukur për 20 vjet.
Që atëherë, “Mesazhet e Mrekullisë” kanë ndihmuar dhjetra individë të pastrehë të ribashkohen me të dashurit e tyre të humbur. 40% të bashkimeve çojnë në strehim të qëndrueshëm dhe 90% të mesazheve të dërguara janë pritur mirë nga të dashurit e tyre. Së bashku me një rrjet global të vullnetarëve, dhe partnerëve jofitimprurës, qëllimi ynë është të ndihmojmë 1% të popullatës së pastrehë në botë që të ribashkohen me të dashurit e tyre deri në vitin 2021. Dhe gjithë kjo duke përdorur teknologjinë e përditshme.
Faleminderit Xha Mark, që më frymëzove të çoj “Mesazhet e Mrekullisë”. (E gjithë kjo është ditari i një djali, i cili u frymëzua nga xhaxhai i tij i pastrehë që të bashkojë të pastrehët në bote me familjen) /Pozitivi.org/


© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
