“Vdekja e një mbretëreshe”
“Vdekja e një mbretëreshe” është vepra e parë artistike, që sjell artistikisht historinë e mbretëreshës Teutë. Teuta njihet gjerësisht si mbretëresha e parë dhe e vetme femër që ka qeverisur popullin Ilir.
Kjo monodramë është udhëtimi psikofizik i një mbretëreshe e cila është në momentet e fundit të mbretërimit të saj. Tradhëtia, pushtimi i vendit nga njeriu i zemrës siç shprehet edhe Teuta në vepër “prej atij që të vjen lumturia më e madhe, prej atij të vjen edhe pikëllimi më i madh” dhe populli që i është kthyer kundër e çojnë Teutën në dilemën më të madhe të jetës së saj ”të rroj e turpëruar apo të vdes me nder”.
Teuta në orët e fundit të mbretërimit tregon se si arriti në këtë pikë dhe si duhet të vazhdojë më tej. A mund të bëhet çdo valltare mbretëreshe? A do të varroset dhe a do të njihet nga historia si një e tillë dhe a e kanë çmuar më tepër si një grua apo si një mbretëreshe?
Një melodramë që premton shumë, një vepër e përcjellë artistikisht nga aktorët më të mirë.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
