Vanity Fair: Në Shqipëri njerëzit mbajnë dorën në zemër për të të falenderuar
17/07/2019 Shpërndaje

Vanity Fair: Në Shqipëri njerëzit mbajnë dorën në zemër për të të falenderuar

Revista prestigjioze “Vanity Fair” për Italinë i ka kushtuar një artikull bukurive shqiptare dhe arsyet përse turistët duhet ti zgjedhin si destinacion për të pushuar.

Gazetarja Raffaella Serini mes të tjerave këtë artikull e ka nisur duke pyetur e prezantuar Shqipërinë si një destinacion të përzgjedhur në masë nga tiristët vitin e kaluar. Ndërsa përmend specifikat që e bëjnë vendin tonë të veçantë ndalet tek deti dhe ushqimi.

“Sigurisht, elementi që tërheq më shumë nga Shqipëria është deti, me siguri që ai nuk do ju zhgënjejë. Megjithatë, nuk është i vetmi motiv për të kaluar pushimet këtu. Tirana është një kryeqytet plot gjallëri dhe interesant, Vlora është si Majemi i Mesdheut (harrojini imazhet e atyre varkave që në vitet ’90 niseshin nga këtu), Butrinti është një park i vërtetë arkeologjik.

Më pas, mbi të gjitha, janë njerëzit. Që ende mbajnë dorën në zemër për të falënderuar. Në rast se porosit një kafe në lokalin e tyre, por nëse ekspresi nuk punon, dalin dhe e marrin në lokalin në krah. Jo të gjithë flasin italisht sikurse pritet (por flasin edhe anglisht). Por ata që dinë, shpesh të thonë: “E kam mësuar duke parë Italia Uno!”.

Një herë, pronari i një bari ku qëndrova për të ngrënë mëngjes nuk fliste anglisht dhe nuk kuptonte çfarë doja të porosisja. Kështu që thërriti djalin për ta ndihmuar në përkthim. Djali, nuk kishte mbushur ende tetë vjeç (në faturën që më dorëzoi, kishte përkthyer me laps çdo gjë që kisha porositur…)”.

Mbresa asaj i ka lënë edhe ushqimi. “Për sa i përket ushqimit, gatimi në Shqipëri është i shkëlqyer (madje edhe pica dhe kafeja ekspres!). Arsyeja e kësaj kuptohet menjëherë, pasi përbërësit janë të freskët dhe të gjithë ata që sot operojnë në sektorin e restoranteve, me shumë mundësi kanë punuar, si emigrantë, në restorantet më të mirë në Itali dhe Europë, kështu që kanë sjellë në atdhe eksperiencën e tyre dhe përzierjen më të mirë të gastronomisë.

 Në një lokal pak më larg Vlorës, për shembull, njoha Vilin, një djalë që gjatë verës menaxhon hotelin e tij të vogël që bie direkt mbi det, ndërsa në dimër është barist në një hotel me pesë yje në Luksemburg. Nëse do ju thoja se i tiji ishte “Spritz” (koktejl me verë) më i mirë që kam provuar ndonjëherë jashtë kufijve të Italisë, a do më besonit? Epo ju them se duhet”, shton ndër të tjera në artikull Serini.

Udhëtimin ajo e përshkruan si tepër të veçantë. Krejtësisht origjinal, bazuar në sugjerimet e atyre që kanë qenë më parë dhe konsultimet e forumeve të udhëtimeve, surprizat nuk kanë munguar. Sepse ajo thotë se asgjë nuk e linte të parashikoje deri në fund atë që do kishte zbuluar, bukurinë e peizazheve, ende të egra dhe të pandotura, detin e shkëlqyeshëm, mikpritjen e njerëzve, si dhe çmime shumë të ulëta.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.