“Vagabond” sugjeron Shqipërinë për 2018
04/01/2018 Shpërndaje

 “Vagabond” sugjeron Shqipërinë për 2018

Revista Vagabond një nga më të mëdhajat në Suedi ka renditur 35 destinacione për udhëtime duke listuar Shqipërinë tek vendet e para më të mira.

Shqipëria lë pas dy vende si Botsvana dhe Zvicra dhe krieteret në të cilat janë bazuar për këtë renditje kanë qenë për qytetet më të mira, aventurën më të mirë, diellin më të mirë dhe banjot, ushqimin dhe aspektin buxhetor.

Shqipëria u promovua nga mediet ndërkombëtare si një nga destinacionet më të mira turistike për vitin 2018, e sugjeruar në krye të 35 shteteve, sivendi që duhet vizituar patjetër në 2018.

Në artikull renditen dhe arsyet pse vendi jonë ka qenë fitues mes 35 të tjerave. Sipas revistës Shqipëria është një vend që së fundmi ka tërhequr më shumë turistë, pasi ka çfarë të tregojë, nga majat e thyera malore deri te plazhet e arta mesdhetare.

Jo pak herë vendi jonë është renditur mjaft mirë nga revista prestigjoze ndërkombëtare, për turizmin dhe mundësitë që ofrohen. Kjo  revistë është bazuar gjithashtu tek të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT) ku thuhet se turistët, sidomos nga Suedia u rritën me 63 për qind në 2016.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.