Ushtari serb dhe ai kosovar ndihmojnë së bashku mes rrënojave në Durrës, mediat e huaja: Armiqtë i bashkon tërmeti
29/11/2019 Shpërndaje

Ushtari serb dhe ai kosovar ndihmojnë së bashku mes rrënojave në Durrës, mediat e huaja: Armiqtë i bashkon tërmeti

Kjo foto e shkrepur gjatë operacionit të shpëtimit të banorëve të mbetur në rrënojat e pallateve në Durrës, në të cilën shihet një pjesëtar i grupeve të emergjencave serbe bashkëpunon me një ushtar shqiptar, përcjell një mesazh të madh të bashkimit në këto ditë të vështira.

Fotoja përveçse ka bërë xhiron në rrjete sociale ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja, të cilat shkruajnë se Kosovarët, shqiptarët dhe serbët i bashkon tërmeti, duke i etiketuar në titull si “armiqtë”. Nën këtë titull, e përditshmja italiane Corriere Della Sera sjell një reportazh nga vendet ku ethet e shpëtimit të të bllokuarve nën rrënoja janë të larta.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.