Turisti europian pastron Parkun Kombëtar të Lurës, ka një mesazh reflektues për qytetarët
Një turist europian është magjepsur nga bukuritë e rralla të parkut të Lurës, por njëkohësisht i keqardhur sepse aty ka parë mbeturina kudo.
Turisti i bën jehonë këtij parku ndërsa e cilëson si një ndër më të frekuentuarit. Por situatën e krijuar prej mbeturinave e cilëson një ‘çmenduri’, ndërsa u bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve që ta pastrojnë. Në video shihet turisti teksa përvesh mëngët për të pastruar mbeturinat duke dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë. “Nëse unë mundem, edhe ti mundesh”. Ky është mesazhi që na përcjell ai, nga Parku Kombëtar i Lurës, një nga pasuritë natyrore të Shqipërisë.
“Ndodhem në Shqipëri, në Lura Park. Dhe është një prej parqeve më të frekuentuara dhe të paprekura ku mund të kem qenë ndonjëherë. Por gjithashtu ajo që gjeta është mbeturina kudo. Shikoni. Kjo është çmenduri! Le ta pastrojmë!”, thotë turisti në video. Pasi pastron mbeturinat ai mbush një qese plot. Pasuritë kombëtare natyrore shqiptare janë ndër më të bukurat në europë, pasi shpeshherë kanë tërhequr vëmendjen e të huajve.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
