U largua nga lufta i vetëm, 11 vjeçari: Shpresa për paqe më solli këtu
12/03/2022 Shpërndaje

U largua nga lufta i vetëm, 11 vjeçari: Shpresa për paqe më solli këtu

Shpresa dhe rezistenca janë dy motivimet e përballimit të luftës në Ukrainë.

11 vjeçari Hassan al-Khataf nga Ukraina arriti të kalojë kufirin mes kaosit të luftës i vetëm. Ai ia doli të mbërrijë shëndoshë e mirë në Sllovaki pasi ndoqi turmat e refugjatëve që u larguan nga vendi për t’i shpëtuar pushtimit rus.

Hassan mbërriti në Sllovaki në fillim të marsit. Ai tërhoqi vëmendjen e mediave pasi një oficer i policisë lokale postoi historinë e tij në faqen e tij në Facebook, duke e quajtur 11-vjeçarin “hero”, pas një udhëtimi të gjatë me tren, por edhe në këmbë nga Zaporizhia në Ukrainën juglindore.

“Shpresën e kam marrë nga nëna ime, e cila donte që unë të largohesha nga atje,” tha Hassan në një intervistë.

“Shpresa ime më çoi në rrugën që mora” , tha 11-vjeçari.

Nëna e Hassanit nuk mund ta linte gjyshen në shtëpi, ndaj e dërgoi djalin vetëm në këtë rrugëtim prej më shumë se 1000 kilometrash në Sllovaki, ku studion vëllai i tij i madh. Hasani mbërriti në Sllovaki vetëm me një qese plastike, një pasaportë dhe një numër telefoni të shkruar në dorë.

Hassan është një nga 2.5 milionë refugjatët që u larguan nga Ukraina për në Poloni, në Sllovaki , Hungari dhe Rumani , për të mbërritur më pas në Bashkimin Evropian.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.