Turi i Çiklistëve të Shqipërisë, Kamberaj shpallet sprinteri më i mirë
23/05/2018 Shpërndaje

Turi i Çiklistëve të Shqipërisë, Kamberaj shpallet sprinteri më i mirë

Përfundon Turi i 75-të i Çiklistëve të Shqipërisë. Ekipi i Shqipërisë u rendit në vendin e shtatë, mes 13 ekipeve që morën pjesë. Michele Gazzara ka fituar Turin e 75-të Çiklistik të Shqipërisë. Në fund të turit Xhuliano Kamberaj i ekipit kombëtar të Shqipërisë u shpall sprinteri më i mirë i Turit Çiklistik.

Në 4 etapat e para kanë dominuar çiklistët italianë. Në vend të dytë është Nicola Gaffurini i cili është në të njëjtën skuadër me Gazzaran. Kurse i treti ishte kroati Bruno Maltar.

Etapa e fundit për këtë tur qe ishte me itinerar Sarandë-Fier, 162 km, u fitua nga çiklisti irlandez Marc Heaney. Në vendin e dytë u rendit Xhuliano Kamberaj i ekipit kombëtar të Shqipërisë, i cili u shpall sprinteri më i mirë i Turit Çiklistik.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.